Në prag të ditës së sotme të fundit të fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet lokale më 17 tetor, partitë i vazhduan aktivitetet me takime me qytetarët duke premtuar, siç theksuan, projekte të qëndrueshme sipas situatave reale, duke theksuar se zgjedhjet janë me rëndësi thelbësore për drejtimin përmes të cilit do të lëvizë shteti në periudhën e ardhhsme dhe duke shprehur bindje në fitoren zgjedhore.
Kryeministri dhe lideri i LSDM-së qeverisëse Zoran Zaev në tubimin e mbrëmshëm në Gostivar premtoi mbështetje përmes BERZH-it për pastrimin e deponive ilegale dhe rregullimin e plotë të një deponie të rregullt rajonale për Gostivarin, Tetovën dhe të gjithë rajonin e Pollogut.
“Të dielën me dorë ta tregoni rrugën e dritës. Pas 17 tetorit, nuk do të ketë më komuna të udhëhequra nga BDI-ja, sepse koalicioni ynë do të fitojë nga Struga deri në Likovë. Thuajuni njerëzve se ne kemi nevojë për një fitore bindëse, për të fituar pastër si në Gostivar në raundin e parë”, tha Sela.
Ai iu referua mesazheve të fushatës të kundërshtarëve të tyre, të cilët e fajësojnë Taravarin për një numër të kazinove në Gostivar.
“Ata flasin për kazinotë dhe e fajësojnë Taravarin. Lejet janë nënshkruar nga ministri i tyre. Ligji për kazinotë është në parlament, por ata nuk e votuan atë. Kazinotë do të hiqen kur të largohen dhe të shkojnë në opozitë, sepse e kërkojnë paturpësisht votën tuaj”, tha Sela.
Lideri i Alternativës, Afrim Gashi, foli para popullit të Gostivarit për optimizmin që po përhapet tek anëtarët para zgjedhjeve dhe u kërkoi atyre që të dalin më masivisht dhe të votojnë për ta.
“Ju qytetarë gostivarë, duke votuar për Taravarin më 17 tetor, mos votoni vetëm për Gostivarin. Kjo fitore do të jetë paralajmërim për një fitore edhe më të madhe që na pret në zgjedhjet parlamentare. Me siguri edhe një herë do t’ju çojmë në votim, në mënyrë që të ketë një ndryshim dhe një shumicë të re që nuk do të lejojë marrjen e autorizimeve të Taravarit dhe çdo kryetari të suksesshëm”, tha Gashi.
“Le të dalim herët në mëngjes më 17 tetor dhe të rrethojmë numrin 7. Të rrethojmë për kryetarin e ardhshëm të Dellçevës, të rrethojmë listën fituese të VMRO-DPMNE-së… Populli është gjykatësi më suprem! Ai shpërblen, por edhe ndëshkon! Heshtja e shumicës së heshtur në zgjedhje do të shndërrohet në një zhurmë të madhe popullore! Njerëzit heshtën, vuajtën, shikuan, por gjykuan dhe pritën një shans”, tha Mickoski.