Dita e Europës në Kumanovë, mbillen fidanë të rinj në “Lagjen e trimave”


Për nder të 9 majit – Ditës së Europës, sot në trotuaret në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, në afërsi të lagjes ku para tre viteve, më 9 dhe 10 maj…

Për nder të 9 majit – Ditës së Europës, sot në trotuaret në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, në afërsi të lagjes ku para tre viteve, më 9 dhe 10 maj, ndodhën ngjarjet e tmerrshme, në prezencën e ambasadorëve të katër shteteve të BE-së, kreut të Kumanovës dhe qytetarëve tjerë, u mbollën fidanë të reja me mesazh të qartë miqësie dhe paqe.

“Pikërisht nga këtu, nga “Lagja e trimave”, dëshirojmë të dërgojmë një porosi të përbashkët për miqësi në prezencë të katër ambasadorëve të shteteve të BE-së, Francës, Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, së bashku me të cilët mbollëm fidanë në trotuaret e rrugës në “Lagjen e trimave”. Në këtë mënyrë dëshirojmë të dërgojmë një porosi të miqësisë. Kumanova ka qenë dhe gjithmonë do të jetë qytet i kozmopolit, në të cilin jetojnë të gjithë qytetarët unikë se duhet të ndërtojmë ardhmëri të përbashkët. Punët e këqija t’i lëmë pas, të përkujtohemi dhe kurrë më të mos lejojmë që sërish në qytetin tonë të kemi viktima”,- tha kryetari i komunës së  Kumanovës, Maksim Dimitrievski
9 maji – Dita e Europës, u shënua edhe me një sërë aktivitetesh tjera në qyetin e Kumanovës.