Dita e dytë e fushatës në Maqedoninë e Veriut, agjenda e partive

Sot është dita e dytë e fushatës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Koalicioni “Ne Mundemi” do të zhvillojë aktivitete në Ohër dhe Tetovë. LSDM do të mbajë një tubim qendror në Ohër, ndërsa Lëvizja BESA do të qëndrojë në komunën e Vrapçishtit si dhe takime të kreu të kësaj partie, Bilall Kasami me qytetarë dhe afaristë në Tetovë, përcjell INA.

Koalicioni i VMRO-DPMNE do të qëndrojë në Vevçanë, Strugë dhe Resnjë.

Koalicioni ASH – AAA do të ketë konventën e hapjes së fushatës në Tetovë.

Nga BDI theksojnë se kandidatët për deputetë do të zhvillojnë takime me qytetarë nëpër disa vendbanime, në zonat ku garojnë.