Dita e Alfabetit shqip, ky është propozimi i Grubit, Alimit, Zeqirit…


Deputetët, Artan Grubi, Ejup Alimi, Muhamet Zeqiri, Goran Misovski, Aleksandar Kiracoski, Hari Llokvenec kanë parashtruar një propozim për ndryshimin e Ligjit për çmime shtetërore, me procedurë të shkurtër. Me këtë propozim, deputëtët kërkojnë që të futet çmimi shtetëror “22 Nëntori” kur bëhet shënimi i “Ditës së alfabetit shqip”, njofton Medial.mk.

Sipas deputetëve, propozimi për ndryshimin e Ligjit për çmime shtetërore, që “22 Nëntori” të futet në listën e Ligjit për çmime shtetërore, vjen me qëllim të promovimit të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në mes pjestarëve të komuniteteve të ndryshme, kulturave dhe besimeve.

Ndërkaq, Propozim-Ligji ë fjalë është dërguar më 3 Maj në arkivin e Kuvendit të Maqedonisë./medial