Dita Botërore e Librit këtë vit më ndryshe

Donika Bakiu
Një libër mund t’ju bëjë njëkohësisht të qeshni ose qani. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të zbuloni ose si do të përfundojë historia, por kjo është vetëm gjysma sepse e vërteta është se nuk do të jeni kurrë vetëm kur keni një libër për të lexuar. Librat përhapin ide dhe histori, informojnë, ndriçojnë, emocionojnë, magjepsin. Librat na nxisin imagjinatën. Librat zotërojnë fuqinë më të pamasë – fuqinë për të na bërë të qeshim ose të qajmë, të na trembin ose të na sigurojnë.Librat na mbanë me orë të tëra të lidhur me to. E gjithë kjo fuqi, e përfshirë në ato faqe të shtypura. Librat përmbajnë më shumë se shkronja të thjeshta të rregulluara me fjalë në letër. Librat janë djepi i krijimtarisë dhe njohurive. Librat përmbajnë botë të tëra. Këto universe të panumërta janë të gjitha në majë të gishtave.23 prilli i njohur ndryshe si Dita Botërore e Librit dhe e Drejta e Autorit, ose Dita Ndërkombëtare e Librit, është një ngjarje vjetore e organizuar nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) për të promovuar leximin, botimin dhe të drejtat e autorit. Dita Botërore e Librit u shënua për herë të parë në 23 Prill 1995 dhe vazhdon të njihet në atë ditë.Shkëmbeni ide dhe frymëzim për librat më të mirë dhe aktivitetet e bazuara në libra për të gjitha moshat, fazat dhe cilësimet.Gjatë këtyre tre viteve kam bërë studime kohë pas kohe për librin dhe lexueshmërinë.Vitin e kaluar u mbajt aktivitet në UEJL në hapësirat e bibliotekës me temë: “Leximi dhe të rinjtë”ku pjesëmarrës ishin: Elmedina Abdulahi – (autore e studimit): “Biblioteka si pasqyrë e shoqërisë”, Njomza Imeri Ismaili- drejtoreshë e bibliotekës “ Koço Racin” , Tetovë , Doc.dr. Merale Veseli – profesoreshë e gjuhës shqipe në UEJL po ashtu prezentova studimin :” Sa lexojnë të rinjtë sot”.Pas prezentimeve pati debat me të pranishmit, si dhe u bë shpërndarja e disa librave për studentët më të rregullt në bibliotekën e UEJL-së dhe në bibliotekën e qytetit. Këtë vit Virusi Korona u përhap kudo, duhet të qëndrojmë në shtëpi, me 14 mars publikuam një punim me sugjerime të librave që do të ishte mirë të lexohën: ‘’ Leximi në kohën e Virusit Korona’’ jam falemnderuese për të gjithë ata që ndanë kohë të sugjerojnë libra, sugjerimet i keni dhe në këtë studim: Elmedina Abdullahi – Përgjegjëse e bibliotekës“Max van der Stoel UEJL thotë: ‘’Edhe pse duhet të jenë libra motivues, tani qëllimi është të MBAJMË njerëzit në shtëpi. Kështu që do të duhet të lexojnë librat që i kanë në shtëpi. Pra lexoni çka keni në bibliotekën tuaj në shtëpi pa dyshim që e keni pasuruar me shijen tuaj. Ju lutemi rinitë vetizoluar që të shpëtoni jetë. “Luljeta Ademi – Përkthyese profesionsite dhe Këshilltare e presidentit të RMV-së sugjeron : ‘’Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” “Tingujt e trupit tënd “ Edmond Tupe “Kur dhimbja premton dashuri” Edmond Tupe “Delikatesa” David Foenkinos “Dashuria virtuale” Daniel Glattauer – set 2 libra “Libra për femijë të shëndetshëm dhe të lumtur” – set 3 libra nga Grup Autorësh “Baba i pasur, Baba i varfër” nga Robert T. Kiyosaki “Historia e suksesit” nga Malcolm Gladwell “Arti i brishtë I NOT GIVING A FUCK”- Mark Manson “Biografia e Steve Jobs” “Dyzet rregullat e dashurisë” Elif Shafak “Vlerat bazë dhe bindjet për sukses” Vasil Naçi “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” Vasil Naçi “Zakonet e suksesit” Napoleon Hill, Mount Everest – Only the Sky Above: My Journey to the Top of the World.’’.Rrezearta Elezi specializante për endokrinologji thotë:’ Lexoni çfarë do libri që na kthen te vetvetja. Do të rekomandoj disa tituj:’’12 rregullat e jetës’’ nga Jordan Peterson, ‘’Siddharta ‘’ nga Herman Hesse, ‘’Alkimisti’’ nga Paolo Coehlo,’’Dyzet rregullat e dashurisë’’ nga Elif Shafak’’.Profesoresha e gjuhës dhe letërsisë angleze në Gjimnazin e Tetovës Hatije Azizi Etemi sugjeron:’’U mundova të përzgjedh disa libra me mendim pozitiv : ‘’Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh’’ -Dale Carnegie, ‘’Pushtimi i lumturisë’’-Bertrand Russell ,’’Arti i të menduarit‘’ Rolf Dobelli. Valbona Ramadani– profesoreshë e kimisë në kolegjin Maarif , Tetovë thotë: Lexoni sa më shumëDo të rekomandoj disa tituj :Herman Hesse ‘’Siddharta’’, ‘’Vuajtjet e djaloshit Verter’’- Gëte , ‘’Adoleshnti’’–Fjodor Dostojevski.Lexoni çfarë do titulli që keni në shtëpi. Profesoresha Lirije Zeqiri në Gjimnazin ‘‘Kiril Pejçinoviq’’,Tetovë thotë:’’ Mendoj se çështja e leximit ka të bëjë me tëpër me shijen me shprehinë, po edhe moshën. Personalisht, mendoj që të rinjtë në këtë periudhë që duhet të qëndrojnë në shtëpi do të ishte mirë të lexojnë diçka nga veprat që i punojnë në orën e letërsisë ose lektyrat e rekomanduara nga arsimtarët e gjuhës dhe letërsisë. Për ne të tjerët mendoj që varet edhe nga shija, meqë jemi kohë kur na duhet pak vullnet dhe shpresë do të sugjeroja me tepër poezinë , edhe në gjuhën angleze ka poezi të bukura moderne. Si psh.: nga Pierre Alex Jeanty, poezi të bukura dhe të kapshme për të gjithë.’’ Profesoresha Linda Ziberi-RIT KOSOVË sugjeron :’’Nga autorët shqiptarë do të kisha lexuar çka do nga Ismail Kadare pasi që e kam autorin e preferuar dhe shpesh herë u kthehem librave të tij edhe pse i kam lexuar njëhere mëparë. Libri im i preferuar nga Ismail Kadare është’’ Piramida’’ dhe këtë e kam lexuar disa herë.Nga autorët e huaj, me tëvërtetë nuk e di se cilin ta përmendi më parë. Në kohën e fundit lexoj më shumë libra shkencor dhe spiritual e jo aq shumë romane. Autorët e mi të preferuar për momentin janë:Brene Broën, Robin Sharma, Dale Carnegie, Edward Said, George Orwell, Oscar Wilde, Shakespeare natyrisht, si dhe Elif Shafak, Paulo Coelho, Barack Obama me Michelle Obamën dhe shumë shumë të tjerë. Për shkak të famës së tyre globale, të gjithë librat e tyre janëtë përkthyera nëgjuhënshqipe dhe lehtë mund të gjenden nëpër libraritë tona. Ngelën vetëm dëshira përtë lexuar! Valdeta Abdullahi profesoreshë e gjuhës shqipe në shkollën e mesme të tekstilit në Tetovë thotë: ‘’Lexoni shumë , ua rekomandoj disa: A. Kamy’’ Njeriu i revoltuar’’,K. Ishiguro ‘’Mos më lër të shkoj’’,po ashtu romanet e Remarkut, Sabatos.’’ ‘’Ali Pashë Tepelena nga Sabri Godo- një vepër mbi jetën, bëmat dhe karakterin e njërës nga figurat më të shquara historike të kombit tonë, Ali Pashë Tepelenës. Emri i trëndafilit nga Umberto Eko- një vepër fantastike mbi misteret e kishës, misteret e zhdukjes së bibliotekës më të madhe dhe të shquar të botës Perendimore si dhe njërës nga veprat që mund të kishte ndryshuar shumë gjëra në mënyrën e të menduarit dhe gjykarit të botës “Komedia” e Aristotelit, një ngjarje vendosur në vitet 1300, plot aventura dhe mister. Identiteti – Milan Kundera- Një vepër mjaft e bukur mbi identitetin, krizat e moshës, vështirësitë e njohjes së vetvetes dhe tjetrit, vështirësit e njohjes së vetes në një ambient të huaj e të ri. Një vepër që të çon në rrugë të reja për të kuptuar e njohur veten, identitetin tënd.’’ thotë Kaltrinë Sadiki albanologe. Profesoresha Ylbere Neziri sugjeron:’ “Dekameroni’’ pikërisht ka këtë qëllim gjatë izolimit në fshat për shkak tënjë epidemie, një grup të rinjsh tregojnë histori për të thyer monotoninë.Është shkruar gjatë humanizmit.’’ Blendi Hodai kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme ne RMV na sugjeron: ‘’George Orwell – 1984; Dan Brown – Engjuj dhe Djaj Seth Godin – Tribes (Fiset)’’. Psikologia Ajnur Ismaili thotë’’ Në këtë kohë ku mënyra jonë e jetesës dhe kuzifimi i ndjeshëm i rutinave tona detyrimisht është sfiduar, është shume normale që të ndihemi të stresuar dhe të ngujuar, pasi që çdo ndryshim i shpejtë dhe i detyruar kërkon kohë që të procesohet nga truri ynë gjersa të arrihet në një gjendje balanci apo homeostazë psikologjike. Edhe pse Natyra dhe kursi i saj edhe njëherë më shumë po na jep një leksion që qenia njerëzore nuk ka aftësi për të kontrolluar gjithë rrjedhën e jashtme të gjërave por potenciali të cilin të gjithë ne e kemi të siguruar është aftësia e lëvizjes apo rritjes së perspektivës në situata ku ndihemi të kufizuar dhe të shqetësuar. Në çdo çast, kemi mundësi të zgjidhjeve më të mira nga të cilat zgjidhje do të përfitojnë truri ynë, mendja jonë, gjendja fiziologjike, gjendja psikologjike si dhe harmonia familjare. Në kohë ku njerëzit bashkërisht përjetojnë gjendje të ngjashme stresuese, mund të shërbeje për thellim dhe për të përmbushur ndjenjat tona mëtë thella, ato të bashkësisë dhe të perkatësisë. Mundësia e dhënë për të kaluar me shumë kohë nëpër ambiente shtëpiake, e mundëson pikërisht këtë. Në këto ditë të mbyllura nëpër shtëpi, përpos higjienës fizike dhe kohës cilësore me njerëzit tanë të rëndësishëm, në gjithashtu mund të ushqejmë trurin tonë duke përthithur dituri dhe duke menduar pozitivisht për muajt në vazhdim. Disa tituj të cilët unë do t’i sugjeroja janë si në vijim: Të martat me Morin-Mitch Albom. Mësuesi i sëmurë flet për leksione të cilat i ka përfituar gjatë jetës së tij të mirë-jetuar dhe fisnike dhe të gjitha ia huazon në çdo bisede të të martave, studentit i cili ka qenë mjaft i dashur përtë, Mitch-it. ‘’Dyzet rregullat e dashurisë’’- Elif Shafak- Shtrirja e gjerë e temave jetësore në këtë libër do të ju mbaje të mbërthyer për ta mbaruar sa më shpejtë.Temat të cilat përmenden janë dashuria, paragjykimet, lidhja e fuqishme shpirtërore mes Rumiut dhe mësuesit të tij, Shamsit, humbja e dashurisë, zgjidhja e gabuar dhe kostoja e saj, si dhe shumë të tjera. ‘’ Plani B’’- nga Cheryl dhe Adam Grant-Dhimbja që vjen nga humba e bashkëshortit dhe rëndësia e miqësisë në kohëra të vështira së bashku me huazime të disa strategjive të cilat mund të na ndihmojnë në gjendje të sfidueshme. ‘’Klasiku’’ dhe i vetmi libër për mendimin tim që mund të na shpëtoje në kohë dëshpërimi është të lexohet; Njeriu në kërkim të kuptimit nga mbijetuesi i Holokaustit, Viktor Frankl. Është një libër rrënqethës mbi ligësinë e paparamenduar njerëzore dhe gjenerimi i forcës së brendshme përt ë mbijetuar pothuajse çdo vështirësi që mund t’i bjere mbi kokë njeriut të thyeshëm. ‘’ 5 Gjuhët e Dashurisë’’- Gary Chapman. Një këshillues çiftesh udhëton nëpër botë dhe zbulon 5 gjuhë të dashurisë të cilat ai beson se janë univerzale dhe që njohja dhe përdorimi i tyre në veprime të përditshme mund të përmirësojë dhe të thelloje dukshëm të gjitha marrëdheniet tona më të rëndësishme. Njohja se si tjetri e përjeton dhe e shpreh gjuhën e tij të dashurisë të bën ty një mjeshtër për raporte më të mira ndërnjerëzore.’’
Këtë vit kjo ditë na gjeti shumë më ndryshe se vitet tjera, por ne vendosëm të bëjmë diçka tjetër nëpërmjet distancës një studim se :’’Çfarë kanë lexuar më shumë në këtë kohë pra si ndikoj ky vet-izolim për leximin dhe cilat tituj ishin të preferuar’’. ‘’Për një person midis punës online dhe angazhimeve si nënë njëkohësisht, në kohë si kjo e Covid-19, edhe pse qëndrimi në shtëpi është 24-orësh, sërish gjetja e kohës për lexim duket gati si një mision i pamundur. Unë do sugjeroja librat që kam pasur mundësi t’i lexoj unë: “The God delusion” – Richard Dawkins dhe “Saga e jetëve legjendë” – Arjan Konomi” thotë Pranvera Kasami-Drejtuese e Institutit per Lidership dhe Politika Publike.
Gjatë bisedës me zonjën Njomza Imeri Ismaili-Drejtoresha e bibliotekës së qytetit të Tetovës “Koço Racin” na tregoj cilën tituj ishin më të kërkuar gjatë këtij viti. Disa nga titujt dhe autorët më të preferuar janë:‘’Gruaja e liqenit’’ Sara Gruen, ‘’Kura e Shopenhauerit’’-Irving Yalom, ‘’Funeralet janë të rrezikshëm’’- Agatha Christie’’ ,Vajzat pa emër’’- Martha H. Kelly, ‘’Motra tjetër’’- Kristin Hannah, ‘’Keqkuptimi’’-Hannah Fielding ,’’Vajza e Pirenejeve’’- Kristin Hannah ,’’Treni i fundit për Stamboll’’- Ayse Kulin ,’’Ditë të ethshme’’-Sandra Brawn ,’’Vajza daneze’’-David Ebershoff, ‘’Një vit drejt pasurimit’’- Napoleon Hill.Po ashtu titujt më të kërkuar në bibliotekë janë :Autorja Elif Shafak me romanet ‘’Nderi’’,’’Dyzet rregullat e dashurisë’’.Ndërsa në rekord të kërkueshmërisë ka qenë autori Khaleg Hossein me librin e tij veçanërisht ‘’Gjuetari i balonave’’,Njëmijë djejë vezullues’’ dhe ‘’Malet oshtinë’’ dhe ‘’Lutje detit’’ është në formë proze e shkruar që do të thotë në vargje. Pastaj autori tjetër është Nikolla Sparks me romanet :’’Zgjedhja’’,’’Një Shëtitje e paharueshme’’, ‘’Njëmbëdhjetë minuta’’.Yalom është mjeshtri i madh i psikoterapisë më titujt e tij,’’Problemi’,’’Spinoza’’,’’Kur qau Niçja’’ i posaçëm si libër dhe thyen rekordin e lexueshmërisë ndër vite,’’Xhelati i dashurisë’’.Edhe letërsia ruse është shumë e kërkuar nga nxënësit më shumë, Dostojevski me romanin ‘’Krim dhe ndëshkim’’,romanj tjetër ‘’IDIOTI’’.Tolstoi me romanin ‘’Ana Karenina’’.Posaçërisht edhe autori Bukovski:romani ‘’Femrat’’,pastaj është një libër tjetër’’Femra më e bukur në qytet.’’Aid El Karni kërkohet por nga një kategori më e veçantë lexuesish.Edhe tituj të ri kemi pas bollshëm në vitin 2019-2020 dhe furnizimi është bërë në vazhdimësi dmth çdo muaj diçka të re.Ibrahim el Fekijh ka disa libra të mrekullueshëm po ende lexuesit nuk e dinë se ne e kemi ose nuk e njohin. Por atyre që ua kemi sugjeruar kanë mbetur shumë të kënaqur nga veprat e tij.’’
“Kjo kohë edhe pse e vështirë por nga ana e leximit sigurisht që ka ndikuar pozitivisht sepse kam pas shumë më shumë kohë për lexim se sa ditët e zakonshme .Ku 90% të kohës e lexoj literaturën e fakultetit dhe nuk më mbetet kohë për lexim të lirë, ndërsa librat që kam lexuar deri tani janë të gjitha në gjuhën angleze dhe të gjitha me të njejtën temë për familjen mbretërore, i preferoj shumë”, thotë Era Tateshi, studente e mjekësisë së përgjithshme në UKIM, Shkup. Profesoresha Besa Arifi- Prorektore për hulumtime dhe marrëdhënie ndërkombëtare në UEJL, thotë:‘’Nuk ka mënyrë më të mirë të zhvillimit të mendimit kritik se sa leximi i librit të qëlluar. Dhe ka aq shumë libra që mund të na ndihmojnë në kalimin e kësaj periudhe madje të na japin shumë më tepër kënaqësi dhe qetësi se sa të rrotulluarit e informatave në Facbook.Nëse vërtet duam ta kuptojmë shtetin si koncept duhet ti lexojmë klasikët. “Shteti”-n e Platonit, “Kontratën sociale” të Zhan Zhak Ruso, “Frymën e ligjeve” të Monteskje. Të gjitha janë të përkthyera në shqip dhe gjenden nëpër librari. Nëse duam të meditojmë për këtë periudhë kohe dhe vlerat materiale dhe jomateriale të njeriut bëjmë mirë ta lexojmë Erich From “Të jesh apo të kesh”. Edhe ky i përkthyer në shqip. Këto janë libra klasike që mund të gjinden në botime të vjetra në shtëpitë tona ose në ribotime të reja që i kemi blerë nëpër panaire, kur kemi dashur t’i tregojmë botës sa të lexuar jemi.Lexoni libra bashkë ne fëmijët tuaj, sepse mendimi kritik zhvillohet posaçërisht në vegjëli, ndërsa shprehia për të lexuar merret pikërisht atëherë, kur fëmijët janë të vegjë. Lexoni tregimet për Konin dhe Maksin me ata, lexoni aventurat e Lolës tek Familja e Paparë, Tregimet me telefon, që ata i kanë lektyrë bashkë me Goni Trazovaçin, këtë klasikë të letërsisë sonë për fëmijë. Mësoni fëmijët tuaj informatat ti marin fillimisht nga librat e pastaj nga Youtube. Ka aq libra të bukur që mund t’u ndihmojnë ta kuptojnë jetën e të krijojnë ndjejën e empatisë tek ata, aq të nevojshme për çdo njeri. Lexoni me ata Kepucët jeshile që ngjallën zili, për të kuptuar më shumë për pasojat e bulizmit tek fëmijët e vegjël.Dhe kur dëshironi të kënaqeni me sukseset e letërsisë botërore, zgjedhja është e pafund: Nga Shekspiri i cili mbetet gjithmonë aktual deri tek Kadarja jonë i madh, nga Rumiu e Omar Khayam tek Remarku e Halil Xhibran, nga Balzaku e Viktor Hygo tek Khaled Hoseini. Do të kisha rekomanduar dy nga autorët më të lexuar të ditëve të sotme: Carlos Ruiz Zafon dhe Elif Shafak. Cilindo libër të Zafonit që do e lexoni do ju sjellë kënaqësi të papërshkruar. Disa mund t’i lexoni së bashku me fëmijët e rritur, për shembullm Dritat e shtatorit, Pallatin e mesnatës ose Princin e Mjegullës. Kuatrologjia e Varrezës së librave të haruara është tregim në vehte që sado ta rilexoni, kërkoni ende për të lexuar më shumë, për Daniel Sempere dhe Fermin Romero de Torres. Aftësi e mrekullushme e të treguarit, që i ka bërë këto libra të përkthehen në dhjetëra gjuhë të botës dhe të krijojnë kënaqësi për shumë njerëz. Kënaqësi të tillë sjell edhe leximi i librave nga autorja më e lexuar me origjinë turke në botë, Elif Shafak. Vetë fakti që për shkak të librit të saj “Bastardja e Stambollit” ajo është ndjekur penalisht në Turqi së bashku me personazhet e librit të saj mjafton për ta intriguer dikë që të lexojë diçka nga kjo autore e zëshme kritike e cila në librat e saj prek tema nga më të ndryshmet. Kështu, tek 40 rregullat e dashurisë ajo flet për sufizmin e Rumiut dhe Shamsit, tek Çiraku i arkitektit flet për kohën e Arkitektit Sinan nga një këndvështrim që nuk gjindet në asnjë libër tjetër, tek Bastardja e Stambollit ajo trajton problemin e gjenocidit ndaj Armenëve ndërsa tek Tri bijat e Evës trajton çësthje të ndryshme lidhur me pikëpamjet e tri grave për botën. Të gjitha këto, libra janë të përkthyera shumë bukur në shqip, dhe gjenden në libraritë tona. Libraritë tona si për shembull Libraria “Nobel” në Tetovë, na dërgojnë librat e porositura edhe në shtëpi gjatë kohës së kësaj pandemie. Kjo për shkak se ata e dinë shumë mirë që nuk janë vetëm ushqimet dhe ilaçet ato që nevojiten gjatë kohës së izolimit, por janë edhe librat ajo për të cilën kemi nevojë. Sepse duhet të ushqehet edhe shpirti që të mbetemi të shëndetshëm në këto kushte.Mos harroni ta ushqeni çdo ditë nga pak shpirtin tuaj në këto kushte pandemie. Vetëm ashtu do mund të dalim sipër thashethemeve që shpesh plasohen si lajme dhe të cilave çuditërisht dëshirojmë t’u besojmë më shumë se realitetit.’’Sipas psikologut Arbër Kadriu titujt më të preferuar ishin: ‘’ Libri parë “Njeriu që kërkon vetveten” Halit Ertugrul, sociolog turk dhe librat e dytë Vëllimi i “Mesazhet e Dritës” nga dijetari i shekullit Said Nursi’’. Profesoresha Arta Selmani, Prodekane në Fakultetin juridik-UEJL thotë ‘’Edhe përkundër shumë angazhimeve në punë dhe me familjen, relaks të veçantë më jep momenti kur duhet të ulem dhe të lexoj, qoftë edhe 10 faqe nëse nuk kam më shumë kohë, mirëpo ky “ritual” nuk lejoj të mungoje çdo ditë.Dita ime gjatë karantinës është shumë e ngarkuar me agazhimet që i ka një prodekane sikur të shkonte çdo ditë në punë, e tani të njejtat janë transferuar online dhe duhet të përmbushen nga shtëpia, angazhime me mësimdhënien, detyra shtëpie me djalin tim Hektorin dhe plotësimin e nazeve dhe kërkesave të panumërta të vajzës time Dorsës. Romani i cili më ndjek këto ditë është “Bastardja e Stambollit” nga Elif Shafak një kryevepër e shkëlqyer. Janë dy pjesë të veçanta në banesën time ku strukem për të lexuar, kolltuku im i preferuar dhe dhoma e gjumit kur duhet ta vë në gjum vajzen time. Gjithnjë gjatë leximit me fascinon dhuntia e shkrimtarëve për të përcjellur imagjinatën e tyre të bujshme tek lexuesi. Gjatë kohës së karantinës romane që më kanë lënë përshtypje të papërshkruar, të propozuara nga dy miket e mia Besa dhe Valbona, e të cilat me shumë kënaqësi i kam lexuar janë: veprat e Carlos Luis Zafons: Hija e eres; Loja e engjëllit; I burgosuri i qiellit; Labirinti i shpirtërave (këto katër romane kanë storien e lidhur dhe është mirë të lexohen njëri pas tjetrit). Po i njëjti shkrimtar e ka shumë të mirë edhe romanin “Triologjia e mjegullës”. Pas Carlos Luis Zafons fascinimi im i rradhës është e paaritura Elif Shafak me artin e saj kolosal, duke filluar nga “Dyzet rregullat e dashurisë”, “Çiraku i arkitektit” dhe “Bastardja e Stambollit”. Sapo të mbaroj me Bastarden e Stambollit, plani im është ti lexoj të gjitha veprat e saja. Elifi në çdo vepër me një kreativitet të theksuar din të shpreh intelegjencën dhe rebelimin e saj, gjë që më tërheq shumë tek gratë e fuqishme dhe të mençura që dinë të lënë gjurmë në fushëveprimin e tyre, prandaj edhe e veçoj si shkrimtare të preferuar. Pas Elif Shafak, rradhën e ka romani “Pema e jenicerëve” e shkrimtarit Jason Goodwin. Përshtypje të veçantë më ka lënë edhe libri enciklopedik “Sapiens” i Hararit, që do t’ua kisha preferuar të gjithëve ta lexojnë për të marrë pergjigje në pyetjet rreth detajeve se çka e ka krijuar kulturën dhe civilizimin e homosapiensit. Libër ky që nuk duhet të mungoje në bibliotekën e asnjërit. Për të gjithë ata të cilët i kanë pasion romanet kriminalistike ua kisha preferuar të lexojnë triologjinë “ Burra që urrejnë gratë” (The Girl with the dragon Tattoo) te shkrimtarit Stieg Larsson, për të parë se si në një shtet demokratik siç është Suedia, në mënyrë brutale shkelen të drejtat e gruas dhe personave me aftësi të kufizuar veprimi. Për të gjithë adoleshentët, gjatë karantinës do t’ua kisha preferuar të lexojnë të gjithë pjesët e “Muzgu” (Twilight) të shkrimtares Stephenie Meyer, një gërshetimi shkëlqyer i dashurisë, fantazisë, rrezikut dhe frikës por që në fund triumfon dashuria. “Një natë në Lisbonë” është një roman tjetër që do ta kisha veçuar, vepër kjo që përmban një tregim shumë prekës i cili përshkruan vuajtjet nga regjimi nazist i asaj kohe. Përshtypje të veçantë më ka lënë edhe legjenda e papës Jovana, romani “Pope Joan” që përshkruan luftën e një gruaje të fuqishme e cila pas shumë sakrificave arrinë kulminacionin e suksesit duke u ngritur në fronin e Vatikanit, se si, ua lë lexuesve ta vërtetojnë duke shijuar çdo resht të kesaj kryevepre. Storje kjo që nuk dëshiron të përfundoje. Roman tjetër që më ka lënë mbresa është “The Memory Keeper’s Daughter ” e Kim Edwards- dy jetë paralele, intrigat dhe sekretet familjare, dashuria dhe ndjenja e pendimit për vajzën që braktis me doën sindrom janë të pashëruara.Mua nuk më mungon as literatura profesionale, kam një listë të pasur të librave nga e drejta familjare bashkëkohore të cilat i konsulltoj gati se çdo ditë. Fokusi im i veçantë është themelimi i prindërisë me anë të ndonjërës nga metodat e teknologjisë së reprodukimit artificial (in vitro fertizilizimi, amesia surrogate, reprodukimi posthuman, lindja e fëmijës nga “tre” prindër) dhe çdo ditë ndjehem me fat që kam se nga ku të lexoj dhe të mësoj diçka të re për kërkimet e mia dhe për studentët e mi. Ta kalojmë kohën e karantinës duke lexuar vepra të shkëlqyeshme, në këtë dejtim nuk na pengon asgjë madje as virusi korona. Le ta orientojmë energjinë në gjërat qe na kanë munguar gjatë përditshmërisë tonë. Shumë lehtë do ta kalojmë edhe këtë sfidë, vetëm durim!’’
‘’Ndër librat që duhet veçuar dhe që janë shitur më shumë në Librarinë Nobel : 1. ‘’Njëqind vjetm vetmi’’ G.G. Marquez 2. ‘’Murtaja ‘’Albert Camus 3. ‘’Becoming ‘’Michelle Obama 4. ‘’Intelegjenca emocionale’’ Daniel Goleman 5. ‘’Fjalimet TED’’ Chris Anderson 6. ‘’Arti i brishtë’’- Mark Manson 7. ‘’Çdo gjë është f*cked Mark Manson’’ 8. ‘’Gjuetari i Balonave ‘’ Khaled Hosseini 9.’’ Egoja është armiku’’ Ryan Holiday 10. ‘’Krim dhe ndëshkim’’- Fjodor Dostojevski. Gjatë kësaj periudhe të izolimit, ka patur rritje ndjeshëm për leximin e librave. Kjo periudhë besojmë se është shfrytëzuar maksimalisht për të lexuar libra të ndryshëm, më shumë kërkesat kanë qenë për leximin e librave me mendim pozitiv ose më saktësisht libra për të ndihmuar vetveten. Besojmë që leximi të ketë ndikuar mirë tek çdo lexues, besojmë që edhe pas kësaj periudhe të vazhdohet ky ritëm i leximit të librave, që sa më shumë të nxitet pozitivitet. Jean Paul Sarte thotë: Gjithçka që kam mësuar nga kjo jetë e kam nga librat”. Besojmë që kjo kohë izolimi shërbeu dhe po vazhdon të shërbej mirë, që kur të dilet nga izolimi, me librat e lexuar çdo person do të arrijë të kuptoj peshën dhe fuqinë të cilën e ka libri. Një qenie njerzore pa libra, është si një gonxhe trëdafili pa ujë. Mund të mbijetojë, por nuk mund të lulëzoj asnjëherë ‘’ thotë Muhamed Asllani nga Libraria Nobel, Tetovë. Psikologia Fitore Ziberi na jep këto sugjerime librash: ’’Man’s search for Meaning ‘’ Viktor Frankl Kuptimi i jetës qendron tek puna,dashuria dhe vuajtja. Autori i inspiruar nga përvoja e tij e hidhur në një nga kampet e koncentrimit nga forcat naziste gjermane, sfidon veten duke pasur qasje komplet ndryshe për realitetin që nuk mund ta ndryshojë. Përkundër rrethanave mizore, vendos që këte eksperience ta shfrytzoj në dobi të tij. ‘’Emotional vampires’’ Albert J.Bernstein Është një libër që nuk duhet anashkaluar asesi, andaj nuk po zbuloj më shumë, vetëm se po përcjell këtë frazë të shkëputur: “Kur njeriu po e çon veten drejt çmendinës, ai vuan nga neurozat ose psikozat. Mirëpo kur po i çmend njerëzit perreth, nënkupton që ai ka një çrregullim të personalitetit” ,‘’Lufta dhe Paqja’’ – Leo Tolstoy. Është një kryevepër që e kam lexuar dy herë. Vetë Tolstoy sikur nuk pajtohet me atë që shkruan. Na përshkruan karakteret në këndvështrime të ndryshme, normalisht duke pasur kujdesin maksimal ndaj lexuesit. Na bën të adhurojmë një protagnoist dhe pastaj i njejti të na irritoje ose zhgënjej. Na i shëtitë botëkuptimet nga mendja në mendje, si një vetëdije e plotë qe lëkundet përmes. ‘’Brandwashed ‘’- Martin Lindstorm. Është një vepër e cila flet për fuqinë e këshillimit në marketing. Autori vetë është ekspert reklamimi në kompani te mëdha si Coca-Cola, Red-Bull etj. Si ne “manipulohemi” dhe blejmë në të shumtën e rasteve pa nevojë. Është një ndërthurrje e bukur mes biznesit dhe psikës së njeriut. ‘’Mosha e arsyes’’ – Jean Paul Sartre. Vëllimi i parë nga triologjia Rrugët e Lirisë. Ana dramatike dhe pikpamja egzistencialiste e tij, bëjnë që epoka e arsyes të ndjek lirinë dhe të ketë të njejtën synim. ‘’Rruga në të cilën rrallë shkohet ‘’- Scott Peck, libri më i lexuar nga psikanalisti në fjalë. Autori fton të ndjekim rrugëtimin i cili na shpie drejt horizontit te pafund të lumturisë. Na e bënë te ditur se prirja për t’iu shmangur problemeve dhe vuajtja emocionale që ato shkaktojnë, është baza kyçe e sëmundjeve psikike. ‘’The awekening’’ – Kate Chopini. Autorja inkurajon dhe nxit botëkuptimin e femrës mbi autonominë e saj. Një libër që synon te bëj zgjimin apo përmendjen e protagonistes kryesore nga realiteti të cilën ajo po e jeton dhe te ngjall ëndrrat e shtypura në subkoshiencë.’’ ‘’Libri është rruga më e lehtë për të mësuar sekretet e jetës. Për të edukuar frikërat tona, për të mësuar unitetin me njerëzimin, me natyrën, me përjetësinë.Karantina ka qenë koha më e përshtatshme për të marrë udhëtimin për brenda vetes, kohë shumë e përshtatshme për hapjen e dyerve të ndryshme dhe botërave të ndryshme, librat të cilat kam lexuar unë përgjatë kësaj periudhe kanë qenë të natyrës psikologjike dhe disa rëfime nga disa mjek autor si Henry Marsh dhe Adam Kay.Unë do të ju preferoja thellësisht të lexoni cfarë do libri për të cilin keni nevojë qoftë libra të vet zhvillimit apo psikologjik. Lëvizni para.. udhëtoni dhe takohuni me vetveten duhet të ketë kaluar shumë kohë, sidomos me dinamizmin e jetës. Atëherë librat që preferoj, që do të ju bëjnë të mendoni për gjërat që realisht kanë më shumë rëndësi janë Siddharta nga Herman Hesse, Tara Westover Edukimi, dhe Paolo Coehlo Alkimisti . Cfarë do që të beni, uroj të gjeni libra që do të ju përthithin plotësisht, dhe t’ju bëjnë të ndiheni të ndriçuar dhe pak më të mirë.’’thotë Rrezearta Elezi specializante për endokrinologji. Ardiana Dauti –biokimiste thotë : ‘’Ritual i kam librat psikologjik me përmbajtje motivuese disa që do ti sugjeroj janë: ‘’ Si të mposhtësh shqetsimet dhe të fillosh të jetosh’’- Dale Carnegie, ’’200 sekretet e suksesit ‘’- Robin Sharma, ‘’ Përtej arsyes’’ – Roger Fisher, ‘’ Përtej arsyes’’ – Roger Fisher, ‘’ Njeriu që kërkon vetveten’’- Halit Ertugrul, ‘’ Fuqia e së tashmes’’.Eckhart Tolle. “Në këtë periudhë të vet-izolimit ka qenë pak e vështirë por kemi pas detyra nga profesorët por librat që rekomandoj janë:A man’s search for meaning – Viktor Frankl , ‘’The silence of the lambs ‘’gjithashtu dhe Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit” thotë Arosa Bajrami nxënëse në shkollën e mesme të mjekësisë “ Nikolla Shtejn”, Tetovë.
Genta Abdiji nxënëse në Gjimnazin e Tetovës ‘’Kiril Pejçinoviq’’ thotë:‘’Periudha e izolimit doli më e frikshme nga ç’e mendoja në fillim, sinqerisht. Por u bë diçka shumë familjare për shpirtin. Harmonike. E ngrohtë. Por edhe tensionuese. Jemi bashkë. Jemi bashkë në një sfidë për të bërë gjëra të mira. Nuk di ç’gjë tjetër do mund të na mundësonte kaq shumë kohë, për të bërë plot gjëra, mbase të ndarë nga përditshmëria tjetër, por bashkë, bashkë me zemër. Këta janë disa tituj që dua t’i ndaj: – G.M “Sepse të dua” – G.N “Thirrja e Ëngjëllit” – N.Z “Tabloja e mendjes” – K.G “E kuqe rubini” – S.M “Muzgu” Do bëhet mirë, me shpresë, besim e durim!’’ Gentina Abdiji nxënëse në Gjimnazin e Tetovës ‘’Kiril Pejçinoviq’’ thotë:’’LEXIMI bashkë me mësimin duhet të jenë pjesë e pandarë dhe e vazhdueshme e jetëve të çdo njeriu! NE (qeniet njerëzore) jemi faktorët kryesor për çdo lloj ndryshimi që ndodh në jetët tona që ka të bëj me të ardhmen tonë, e sidomos me atë të kontaktit me librin! Të kesh një jetë dinamike, fort të ngarkuar me aktivitete e punë të vazhdueshme është kënaqësi e madhe shpirtërore! ngaqë e dini pse? ËSHTË JETA QË TI ZGJODHE TA KESH! Të jesh e mësuar me rutinën e përditëshme e të vijë diçka shumë e vogël nga ana sasiore e tepër papritur, është TMERRUESE ngaqë ngelemi e gjithë bota të karantinuar! Kjo karantinë ka të mirat e të këqijat e saja! Unë do përmend ato pozitivet, që sadopaak për dikë që i është bërë E TEPËRT kjo periudhë le të fillojë të vetëdijësohet e ndryshojë, nga fjalët që po i lexon! Periudhën karantinore e quaj “periudhë pozitive” ngaqë kam fatin padyshim për ta shfrytëzuar,duke pasur në dispozicion të parë KOHËN elementin kyç të gjithëçkahit për të lexuar veprat e çfarëdoshme që më patën lënë mbresa! Unë do sygjeroja për ju që të lexoni këto libra: “Krim e Ndëshkim” nga Dostojevski • ” Një tokë e re, krijo një jetë më të mirë” – Eckhart Tolle “Dorëshkrimet e gjetura mbi Akra” – Paolo Koelho ” Shfrytëzojeni kohën në shtëpi duke lexuar libra”.’’ Ky studim do të ishte i pamundur pa ndihmën dhe përkushtimin e të gjithë këtyre emrave që janë në studim .Më keni dhënë mbështetjen e vazhdueshme, falë jush u bë i mundur finalizimi me sukses i këtij studimi .Ju jam mirënjohëse dhe ju falemenderoj të gjithëve! Gëzuar Ditën Botërore të Librit!