Xhudistja e artë nga Lojërat Olimpike në Tokio, Distria Krasniqi, ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështjetjen e këtij rrugëtimi.
Krasniqi në fjalën e saj pas arritjes në atëdhe premtoi më shumë medalje të arta nga Parisi.
“Jam shumë mirënjohëse për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Ju falënderoj të gjithëve sidomos popullin shqiptar që na kanë përcjellë dhe mbështet gjatë gjithë kësaj kohe”.