Distria Krasniqi fiton dy duelet e para, siguron gjysmëfinalen në “Tokio 2020”

Distria Krasniqi ka arritur t’i nis mbarë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, pasi ka fituar dy ndeshjet e para dhe ka siguruar gjysmëfinalen e madhe, ku tani gjendet vetëm edhe një fitore larg medaljes olimpike.
Xhudistja jonë ka kaluar me lehtësi pengesën e parë në garat e xhudos në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.
Distria mposhti me ‘ippon’ kundërshtaren braziliane, Gabriela Chibana, për të kaluar në çerekfinale.

Pejania u tregua e fortë edhe në çerekfinale duke triumfuar për më pak se 20 sekonda.
Ajo në këtë fazë mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin nga Taipei Kinez në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Distria do të takohet me kundërshtaren mongole Urantsetseg Munkhbat.
Blloku final, që përfshin edhe gjysmëfinalet, zhvillohet prej orës 10:00 me kohën tonë lokale, ndërsa xhudistja jonë ndodhet një fitore larg medaljes olimpike.