Distria Krasniqi fantastike, shpallet kampione e Evropës

Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Xhudistja pejane ka arritur që të fitoi medaljen e artë dhe të shpallet për herë të parë kampione evropiane.
Krasniqi është kampione evropiane në kategorinë deri 48 kilogramë.

Në finale xhudistja kosovare është përballur me ukrainasen Daria Bilodid, por Bilodid hoqi dorë nga meçi për shkak të një lë*ndimi.
Bilodid është kampione e dyfishtë botërore dhe të dyfishtë evropiane, derisa xhudistja kosovare kishte dy humbje në të kaluarën nga Bilodid.
Distria është pretendente për medalje në Botëror e po ashtu në Lojëra Olimpike. Ajo është në një seri impresive.