Distria dhe Nora shkëlqejnë në ‘Mbrëmjen Gala’ në Stamboll

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë shkëlqyer në ‘Gala mbrëmjen’ e mbajtur të shtunën mbrëma në Stamboll të Turqisë.
Kampionet tona olimpike janë nderuar me dekoratë nga Federata Evropiane e Xhudos.

Për këtë mbrëmje të rëndësishme, Nora kishte zgjedhur një fustan të zi me krahë, të shkurtë deri mbi gjunjë, të kombinuar këpucë të zeza.
Fustani i Distrisë ishte po ashtu me ngjyrë të errët, por i shndritshëm, me një çarje në pjesën e përparme.
Në mbrëmjen gala në Stamboll, me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës.