Liridon Disha këshilltari i BDI në Komunën e Tetovës pas plasimit të fotografisë për takimin e partive opozitare për të prishur Qeverinë shkruan:
“ Tentuat ta imitoni Menduh Thaçin, por dolët kopje e keqe e tij. Tani tentoni ta imitoni Albin Kurtin. Dukeni qesharakë. Intelektin e tij se keni, as karizmën e as bagazhin e tij kombëtar. Kurrë në jetë skeni qenë në gjendje të sakrifikoni më të voglën gjë për shqiptarinë, përveç se për pushtetin dhe këtë populli e din dhe ju mban në opozitë.
Edhe me Levicën edhe me Albinin nuk shkon!
#DemagogjiESkajshme”