Disha: Të rinjtë, target i infektimeve të shpeshta nga Covid-19

Mjekët amë vazhdojnë me golgotën e tyre që përvec gripit sezonal të trajtojnë edhe pacientë të prekur nga Covid-19. Mjeku amë në rajonin e Pollogut Liridon Disha në “Intervistën e Javës” në TVM 2 thotë se javëve të fundit vërehet rritje e pjesërishme i të infektuarëve të rinj.

Në bazë të përvojës së tij deri më tani, kryesisht infektohen të rinjët të cilët virusin e kalojnë me simptoma të lehta. Disha thotë qe mjekët amë kanë ende forcë të mjaftueshme për tu dalur në ndihmë pacientëve në nevojë, mirëpo apelon për kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse.

“Deri tani unë kam pasur dikur rreth 50 pacientë të cilat janë identifikuar me “Covid- 19” varësisht prej mjekëve, ndonjë mjekë që ka më shumë pacientë regjistruar tek ata paraqitem më shumë pacientë ndërsa tek unë në bazë javore paraqiten 4, 5, 6 ndonjëherë kemi pasur kur nuk kemi pasur raste pozitive” – tha mjeku amë, Liridon Disha.

Në pyetjen nëse munden mjekët amë që përmes telefonit të vlerësojnë gjendjen shëndetësore të pacientëve me “Covid-19” dhe të njëjtit ti kurojnë, Disha thotë se po, sidomos për rastet me pasqyrë më të lehtë të infektimit që kanë simptoma të lehta që mund të kurohen me antibiotik dhe vitamin, në kushte shtëpiake pa patur nevojë për hospitalizim.

“Ne e kemi të ndaluar që të shkojmë në shtëpi dhe të japim ndihëm për arsye se zakonisht rastet e rënda duhet patjetër të kurohen në spital për arsyje praktike dhe për arsye të prezencës së personelit mjekësor të kualifikuar dhe përveç kësaj për arsye të aparaturës sofistikuar që e kami në spitalet tona” – u shpreh Disha.

“Covid-19”, Disha: Terapia ul infektimin, virusi nuk zhduket
Sipas Dishës, e gjithë terapia e kombinuar me vitamina dhe antibiotikë jepet për të ulur pasojat dhe infektimin e madh brenda organizmit dhe asesi nuk ndikon për të zhdukur virusin. Një pacientë i shëruar nga “Covid-19” nuk do të thotë se është pastruar nga virusi, sqaron Disha.

“Me shërim të plotë prej “Covid – 19” nënkuptojmë zhdukjen e të gjitha simptomave të cilat sëmundja i jep. Që do të thotë se virusi njëherë kur deporton në organizmin e njeriut nuk ka gjasa që të zhduke më, ai për gjithmon vendoset aty, mirëpo organizmi vetë krijon mënyrë për të përballur me të ose mësohet që të mos reagoj vrytshëm ndaj tij, ose krijon antitrupa të cilat nuk e lejon që virusi të bëjë dëm më” – deklaroi Disha.

Disha është i mendimit se me daljen e vaksinës anti-covid dhe vaksinimin e popullatës vitin e ardhshëm pandemia do të fillojë pjesërisht të zhduket.