Disa të mitur në Shkup kanë djegur çatinë e një garazhi me kate, nuk ka të lënduar

MPB ka njoftuar se më 26 korrik 2024, në orën 20:40 në Shkup, në zonën e Qendrës, oficerët e policisë nga Stacioni Policor Qendër arrestuan katër të mitur nga Shkupi, pas një raportimi paraprak se kishin shkaktuar zjarr në çatinë e një garazhi me kate. Ata u kapën në vendngjarje dhe prej tyre u konfiskua objekti me të cilin kishin shkaktuar zjarrin. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa një ekip nga Brigada e Mbrojtjes kundër Zjarrit e Shkupit e ka shuar zjarrin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzimet përkatëse.