Disa të lënduar në një ak*sident trafiku në afërsi të Kumanovës

Gjashtë persona, shofer dhe bashkëudhëtarë janë lënduar në fatkeqësi të komunikacionit që ka ndodhur dje në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në afërsi të fshatit Ljubodrag në Kumanovë, kumtoi sot MPB-ja.
Fatkeqësia në policinë e kumanovës është paraqitur dje në ora 18:40 minuta. Në fatkeqësinë e komunikacionit kanë marrë pjesë automjeti “audi” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga R.I. (50) nga fshati Mateç dhe automjeti “ford” me targa zvicerane, i drejtuar nga J.A. (65) nga fshati Nikushtak.
Ekipe të SPB Kumanovë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.