Një pjesë e shfrytëzuesve të Komunës së Sarajit nesër nga ora 08:00 deri në ora 18:00 do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës. Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Shkupit, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit në zonën e fshatit Matka e Poshtme, afër manastirit Shën Mëria dhe një pjesë e zonës Jasen, afër vendit të quajtur Ivanje.