Disa pjesë të Kumanovës nesër do të jenë pa rrymë

Disa pjesë të Kumanovës nesër do të mbeten pa energji elektrike, njofton Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave. Në periudhën prej orës 04:00 deri në ora 07:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga lagjja Bedinje, Zona Industriale, rruga “Industriska”, rruga “Bozhidar Mickovic”, Kozjak Betonjera.

Në të njëjtën periudhë do të ketë ndërprerje për shfrytëzuesit nga rrugët “Done Bozhinov”, “Fetka Naskova”, “Nikola Vapcarov”, “Crnotravska”, si dhe lagjet Sredorek, ‘Gorno’ dhe ‘Dolno’ Kojnare. Pa energji elektrike do të mbeten disa fshatra në rajonin e Kumanovës – Likovës, përkatësisht: Sopot, Çetircë, Karabicane, Vaksincë, Llojan, Opajë, Llopati, Ropalacë, Lubodrag, Novosellë, Umin Dol, Llukar, Strimë, Mateç, Penda e Likovës vendkalimi kuftitar Tabanoc. Në buletinin e Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave, këto ndërprerje janë shënuar si defekte të planifikuara.