E mori veten nga Covid 19, por Silvio Berluskoni vazhdon të jetë pozitiv.
Po mbushet muaji që kur lideri historik I “Forza Italias”” rezultoi i prekur nga koronavirusi e pati disa shqetësime që çuan drejt shtrimit të tij në spitalin San Raffaele.
Politikani 83 vjeçar qëndroi i shtruar për 12 ditë. Në mesin e shtatorit, ai la spitalin për t’u vendosur në Arcore, nga ku po vazhdon karantimin, kjo për faktin se analiza e tamponit e nxjerr sërish pozitiv.
Lideri historik që në 29 shtator do të mbushë 84 vjeç, u shpreh së në fakt ndihet mirë se nuk ka më asnjë shenjë të sëmundjes. “Nuk kam simptoma. Vetëm se ndihem si një luan në kafaz”, u shpreh ai.
Në momentin kur la spitalin Berlusconi thoshte se “ ndihej sikur kishte kaluar sprovën më të vështirë të jetës. Pasi falënderoi mjekët për profesionalizmin e tyre, u shpreh: “Besoj se ia hodha paq dhe kësaj radhe.”