Disa herë rrëzohem, aksidentohem ndoshta edhe shuhem, por jeta dhe dashuria për atdheun dhe familjen mbetën thellë në shpirtin tim

⛔️ 12 janar 2022
Ora 08:45 e mengjesit.
Po lexoja lajmin ku mbrëmë edhe një autobuës qenka rrotulluar!
“UNË JAM UDHËTAR dhe GURBETQAR”
Disa herë rrëzohem, aksidentohem ndoshta edhe shuhem , por jeta dhe dashuria për atdheun dhe familjen mbetën thellë në shpirtin tim.
Fjalët e Gurbetqarit janë tê verteta.
Unë jam udhëtar, udhëtar nga kohërat e vështira dhe të mira, nga rinia e deri në pleqeri që nga gjyshi dhe pasardhësit e mi!
Kohërat e vështira ishin ato, kur unë si gurbetqarë dola në mërgim për t’i kënaqur e për t’i bërë më të fortë: babë e nanë, motra e vëllezër, dajallarë e axhallarë, edhepse ndoshta sot më kanë harruar përpos nanë e babë që nuk më kanë harruar!
Jam gurbetqar, por besa krenar, se kur me thonin gjermani e austriaku sa anëtarë ke në familjen që mban? I thosha me krenari; afro 13 anëtarë, por mos të harroj se më duket kam edhe afro 5 apo 6 nipa e mbesa e jemi berë shumë…
E njsja rrogën për në shtëpi me dashurinë më të madhe, anipse nuk guxoja të shkoja vet, sepse ishim edhe nga ata mërgimtarë që nga sistemi i regjimit serb u detyronim të jetonim larg atdheut pa pasur mundësi të ishim pranë prindërve e familjes!
Sidoqoftë, edhe sot, kur rrotullohen autobusët apo veturat, e kur më shuhet një familje shqiptare, mendoj sikur të isha unë asokohe aty, të më prisnin e të mos kthehesha…
Pra, unë jam e do jem për ju dhe atdhe, çdoherë e përherë, që kurdo që keni nevojë të jem pranë jush, madje edhe për luftë do të jam me ju – sikurse dhimbja ime të vazhdojë nga hjekat e mia që nga rinia e deri në pleqëri.
– I shkrova këto fjalë për gurbetqarin , sepse vet isha atje dikurë dhe ashtu ndjeja e jetoja për familje, për dashurine dhe atdheun tim.
Përkulje ndaj Zotit, dhe juve që dëgjoni zërin e vendlindjes në çdo stinë të vitit!
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë