Disa hebrenj në Nju Jork e Uashington protestojnë në përkrahje të Palestinës


Në Shtetet e Bashkuara janë mbajtur protesta nga përkrahës të palestinezëve dhe izraelitëve. Kur grupet janë takuar, pati edhe përl*eshje fizike. Sidoqoftë, vërehej numër shumë më i madh i përkrahësve të palestinezëve në këto tubime.

Sidoqoftë, diçka që bie në sy është prania e disa hebrenjve në tubimet për t’i përkrahur palestinezët
Siç raporton mediumi britanik, Daily Mail, në fotografitë e publikuara shihen hebrenjtë Haredi, të cilët janë kundër zionizmit.
Pjesëtarë të këtij grupi, të veshur me rroba tradicionale hebreje, u panë duke valëvitur flamuj palestinezë në Uashington dhe Nju Jork. Ata me vete madje kishin marrë edhe disa fëmijë.

Pritet që tubime të ngjashme të ketë në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara edhe të mërkurën, shkruan Daily Mail.
Aktivistët me flamuj e pankarta në përkrahje të Palestinës e Izraelit i vërshuan rrugët të martën. Tensionet u rritën kur dy grupet u takuan me njëra-tjetrën.