Diplomati rus në Shkup kapet nga kamerat duke shpërndarë para


Një diplomat rus në Shkup është kapur nga kamerat duke shpërndarë para ithtarëve dhe propaganduesve të politikave të tyre.

Lajmi bëhet i ditur nga javorja “Fokus”, e cila shkruan se bëhet fjalë për diplomatin i cili është dëbuar nga Maqedonia, në kuadër të fshesës së shteteve perëndimore, transmeton INA.

Diplomati gjatë kohë ishte në vrojtim dhe se ai ishte përfshirë në qarqe politike dhe propaganduese në Shkup, duke lobuar dhe ndihmuar financiarisht. Por involvimi i tij dhe aktivitetet mbahen “top secret”.