Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka kritikuar shqiptarët, duke thënë se ata harrojnë të nderojnë si ikona priftërinjtë e lavdishëm shqiptarë.
Ai ka thënë se ata nderojnë shenjëtorët priftërinj serbë dhe grekë, të cilët sipas tij, kishin mision serbizimin dhe greqizimin e mendjes dhe shpirtit të shqiptarëve.
Reagimi i tij në Facebook:
Këshilla për miqtë:
Çfarë mund të thuash për shqiptarët, që harrojnë të përkujtojnë e të nderojnë si ikona priftërinjtë e lavdishëm shqiptarë, të cilët gjatë historisë dhanë gjakun dhe jetën për gjuhën shqipe, për lirinë e kombit shqiptar dhe për kishën shqiptare, dhe nderojnë e mbajnë sot për shenjtorë priftërinj serbë dhe grekë, të cilët Serbia dhe Greqia i dërguan gjatë shekujve te shqiptarët për t’iu serbizuar dhe greqizuar mendjen dhe shpirtin e shqiptarëve.