Diplomat nuk të bëjnë intelektual

Nga MSc. Donika Bakiu

Diplomat nuk të bëjnë intelektual! Diplomat nuk të bëjnë njeri! Intelektualët e vërtetë paraqesin forcën kryesore të prezentimit të fuqisë krijuese dhe të zhvillimit të së mirës shoqërore në përgjithësi. Unë kam njohur njerëz inteligjentë pa diploma kolegji, duke pasur një arsim në kolegj nuk do t’i bënte ata më inteligjentë por thjesht më të arsimuar dhe më të aftë në një përqendrim të caktuar. Arsimi është një zgjedhje. Potenciali është çështje tjetër.Shkolla ose diploma luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë kur kërkojmë punë në sektorin publik ose privat.

Madje mund të marrim punë edhe pa diplomë, por thonë se nuk do të marrim përfitime që do të merr një njeri që ka diplomë. Gjithmonë do të merrni një punë të mirë me gradë. Por ndonjëherë harrojnë se puna në vendin tonë në sektorin publik varet nga partia në pushtet. Edhe po pate diplomë nuk e merr . Duhet ta dimë se intelektualët nuk mund ti ndryshojnë gjërat si me shkop magjik. Ata duhet të jenë promotorët e mendimit optimist dhe njerëz të mendimeve bujare. Fryma dhe zëri kritik i shoqërisë ,i idealeve të pathyeshme.

Intelektuali duhet të merret me vrojtimin, logjikën, përshkrimin, analogjinë, porosinë dhe vlerësimin, njëherësh duke u kujdesur që veprat e tij të jenë në përputhje me mendimet.Intelektuali është një person që angazhohet në të menduarit kritik dhe leximin, hulumtimin dhe vetë-reflektimin njerëzor për shoqërinë; ata mund të propozojnë zgjidhje për problemet e tij dhe të fitojnë autoritetin si një figurë publike. Vjen nga bota e kulturës, qoftë si krijues ose si ndërmjetës, intelektuali merr pjesë në politikë ose për të mbrojtur një propozim konkret ose për të denoncuar një padrejtësi, zakonisht duke hedhur poshtë, prodhuar ose shtrirë një ideologji, ose duke mbrojtur një sistem vlerash . Si përfundim një njeri inetelktual nuk ofendon askënd . Intelektuali i mirëfilltë duhet ta flasë dhe ta shkruajë pa gabime gjuhën e vet.