Diola i bën daljen Xhonit: Të shoh si vëllain tim, të kam shumë xhan. Unë jam mami, ty nuk të bej dot…

Mbrëmjen e djeshme, Diola Dosti dhe Xhonatani kanë darkuar së bashku në dhomën e surprizave. Dy banorët janë shpërblyer nga Vëllai i Madh duke qenë se fituar lojën me bebin.

Ata kanë qenë mjaft afër me njëri-tjetrin që kur Xhoni hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, madje banorët mendojnë se ata flirtojnë me nëri-tjetrin dhe mund të lindë diçka mes tyre.

Por këto fjalë i ka hedhur poshtë vetë Diola gjatë kësaj darke, pasi në një moment i tha atij se ‘e sheh si vëllain e saj’.

Pjesë nga biseda:
Diola: E di që nesër mund të ketë komente të ndryshme për ne të dy, por që ne i kemi shumë të qartë raportin me njëri-tjetrin

Xhonatani: Kjo është e rëndësishme
Diola: I dimë shumë mirë përgjigjet që do japim aty. E di që do i shohin me dyshim, me skepticizëm po unë realisht të shoh si vëllain tim, sinqerisht ta them. Edhe të kam shumë xhan e më bëhet shumë qejfi që të njoh

Xhonatani: Gjithashtu
Diola: Edhe duhet tua bëjmë paksa të qartë edhe këtyre se aty do kapen, se nuk kanë ku të kapen tjetër. Por unë prapë do të të përqafoj.