Dimri mund të mos ekzistojë më në vitin 2050, ja kush e paralajmëron?!

Qetësohuni! Bëhet fjalë për Australinë. Dimiri do të zhduket plotësisht brenda 30 viteve të ardhshme, kanë paralajmëruar studiuesit e klimës.

Stina e ftohtë e vendit do të zëvendësohet nga një “verë e re” – me temperatura deri në 40 °C në të gjithë vendin. Studiuesi Geoff Hinchliffe në njoftim për shtyp tha se në 30 vitet e ardhme dimri mund të mos ekzistojë më, duke zbuluar se tjetërsimi i klimës do të ndryshojë në mënyrë drastike jetën në Tokë. Ekipi, i shkencëtarëve kanë marrë në analizë të dhënat e Byrosë Meteorologjike dhe Informacionit Shkencor dhe ka dalë në këtë përfundim shqetësues. “Pamë temperaturat mesatare historike të çdo sezoni dhe i krahasuam me të dhënat e projektuara,” shpjegoi Hinchliffe, “dhe ajo që gjetëm kudo është se nuk ka vërtet periudhë të dimrit të qëndrueshëm”.
Në vend të dimrit, studiuesit besojnë se njerëzit në disa vende të botës do të përjetojnë pranverë, vjeshtë dhe një sezon më të gjatë që ata po e quajnë “verë e re”. Gjatë këtij sezoni të ri, temperaturat vazhdimisht do të kulmojnë mbi 40 °C për periudha të qëndrueshme kohore, bazuar kjo nga analiza e parashikime të motit. Duhet kujtuar se që nga shtatori i vitit të kaluar Australi u përfshi nga një valë e nxehtë ekstreme me temperatura deri në 50 °C, duke shkaktuar qindra zjarre masive, ku kanë humbur jetën 23 njerëz, mbi 5.5 milionë hektarë të djegur, 480 milionë kafshë të djegura më shumë se 1500 shtëpi të shkatërruara, 10 milionë njerëz janë të prekur nga tymi i zjarrit apo djegiet toksike.