Dimri kaloi, ndërkohë qeveria nuk arriti të formojë një grup pune për planin e subvencioneve për ngrohje

Qeveria këtë dimër dështoi të zgjerojë numrin e qytetarëve që marrin ndihmë shtetërore për tejkalimin e varfërisë energjetike. Komisioni Rregullator i Energjetikës në dhjetor të vitit të kaluar kërkoi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ti detektojë qytetarët që kanë të ardhura të ulëta dhe probleme me pagimin e faturave, dhe më pas Ministria e Ekonomisë të përgatisë ndryshime në Ligjin e Energjetikës. Dhe tani, pothuajse pesë muaj më vonë, Ministria e Punës nuk iu përgjigj televizionit Alsat përse vonohet me këtë masë? Në vend të kësaj, na udhëzuam të kërkojmë përgjigje nga Ministria e Ekonomisë. Nga atje na thanë se do të formohet një grup pune, për të punuar në këtë çështje.

Ministria e Ekonomisë
“Do të formohet grup pune … që me kryqëzimin e të dhënave në dispozicion në disa institucione, dhe të shkohet me përcaktimin e një modeli të ri të konsumatorëve të cenuar energjetik…”
Nga Komisioni Rregullator Energjetik thonë se ata nuk e dinë arsyen pse ndryshimet ligjore nuk ishin përgatitur gjatë gjithë dimrit.

“Paratë nuk duhet të transferohen më te qytetarët, sepse nuk e dimë nëse ato përdoren për qëllimin për të cilin i marrin, kështu që propozimi ynë është i qartë dhe specifik: ose qytetarët të marrin kupon që ta përdorin kur paguajnë faturat e energjisë elektrike, ose nga buxheti i shtetit të transferohen fonde adekuate tek furnizuesi universal, për një njehsor/konsumator specifik, dhe kështu të zvogëlohet ajo faturë e energjisë elektrike për atë familje “.

Nisma e Rregullatorit është përveç marrësve të ndihmës sociale, të cilët deri më tani kanë marrë nga 1,000 denarë, për të paguar faturën e energjisë elektrike në muajt kur është sezoni i ngrohjes, përfitime nga shteti të kenë edhe familjet tjera të varfra. Këto janë ato familje pa të punësuar, familje me një punonjës, konsumator të kompensimeve në të holla nga Agjencia e Punësimit, punonjës me pagë minimale, pensionistë me pension minimal, familje që preken financiarisht nga kriza e kovidit. Të dhënat thonë se para pandemisë kishte 27 mijë familje që merrnin ndihmë sociale, tani numri është rritur në 32,500 familje.

https://www.youtube.com/watch?v=06T4Fz_kqo0&feature=emb_err_woyt