Dimitrov: Të vaksinohemi të gjithë që ta kthejmë jetën në normalitet

Në pikën e vaksinimit në sallën A1 Arena në “Boris Trajkovski” në Shkup sot u vaksinuan zv/ministrat Fatmir Bitiqi dhe Nikolla Dimitrov, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç. Me këtë raste zëvendëskryeministri për çështje evropiane theksoi rëndësinë e procesit të imunizimit të popullatës. Sipas tij vetëm përmes vaksinimit do të mund ntë kthejmë jetën në normalitet.

“Është e rëndësishme që qytetarët të dinë se edhe ne të cilët gjatë gjithë kohës bëjmë apel për vaksinim, ti qasemi këtij procesi. Ne u vaksinuam në prezencë të mediave për të përcjell porosi tek qytetarët për rëndësinë e procesit të imunizimit”, deklaroi Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër për çështje evropiane.