Dimitrov: “Të gjithë e dinë se po flasim për bilateralizim të procesit evropian”

“Të gjithë e dinë se po flasim për dylateralizimin e një procesi evropian. Kjo eufori do të marrë fund nesër, sepse nuk na pret përpjekja për ndryshimin e Kushtetutës, puna e historianëve që duhet të përfundojë”, tha ish-ministri i Jashtëm, si dhe ish-zëvendëskryeministri për Integrimet Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Ai theksoi se është e trishtë festimi për heqjen e vetos, sepse është shtrirë në të gjithë procesin e integrimit evropian. Dimitorv theksoi se qeveria ka premtuar se do të japë diçka që mund ta realizojë dhe se nuk nevojitet shumica prej 2/3 për ndryshimin e Kushtetutës.

“Pala bullgare jo vetëm që nuk flet për maqedonasit në Bullgari, por nuk flet për maqedonasit në Maqedoni”, thotë Dimitrov. Ai theksoi se sot ministrja austriake për BE shprehu keqardhjen që negociatat nuk mund të fillojnë dhe çështjet bilaterale u bënë kusht dhe përcaktues për negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në BE, gjë që sipas saj nuk duhet të përsëritet./FLAKA/