hefi i diplomacisë Nikolla Dimitov dje realizoi takim me Josip Juratoviç dhe Martin Rozman, deputetë në Bundestagun gjerman nga partia SPD, si dhe me përfaqësues të Fondacionit “Fridrih Ebert”, ku shprehi mirënjohje për mbështetjen jashtëzakonisht të rëndësishme të Gjermanisë në muajt e kaluar në drejtim të progresit të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.
Siç kumtoi MPJ, Dimitrov është shprehur i kënaqur edhe nga roli i rëndësishëm të cilin Bundestagu gjerman e ka në këtë proces.
Duke informuar për rrjedhën e reformave dhe zbatimin e Marrëveshjes së arritur për zgjedhjen e kontestit bilateral me Greqinë, Dimitrov theksoi “interesi i rritur dhe vizitat e shpeshta të zyrtarëve gjerman janë porosi e qartë për atë se çfarë Maqedonie mbështet partneri ynë më i rëndësishëm evropian dhe inkurajim i fuqishëm për hapat të cilat duhet t’i kalojmë në këtë periudhë kyçe për vendin tonë dhe për qytetarët e saj”.
Deputetët gjermanë Juratoviç dhe Rozman e përshëndetën progresin e dukshëm të Maqedonisë në planin e reformave dhe në procesin e afrimit drejtë BE-së dhe NATO-s, veçanërisht duke e potencuar Marrëveshjen e arritur me Greqinë.
Juratoviç potencoi se marrëveshja paraqet “pikë e ndritshme jo vetëm për dy vendet, por edhe për gjithë Ballkanin dhe Evropën dhe paraqet shembull të qartë për atë se dy demokracitë mund të arrijnë marrëveshje edhe për çështje më të komplikuara, vetëm nëpërmjet dialogut të hapur dhe politikës me kompromis”.
Juratoviç vlerësoi se ky sukses paraqet edhe nxitje për të gjitha forcat demokratike në rajon dhe më gjerë dhe se Berlini zyrtar fuqishëm e mbështet dhe në mënyrë aktive angazhohet për zbatim të plotë të marrëveshjes.
Në takim është shprehur kënaqësi e përbashkët nga bashkëpunimi i suksesshëm bilateral midis Maqedonisë dhe Gjermanisë dhe dinamikës pozitive në komunikimin me përfaqësuesit nga Bundestagu gjerman, ndërsa u shkëmbyen edhe mendime për çështjet aktuale me karakter rajonal./Pacensure