Dimitrov: SHBA-të në mbështetje të plotë të integrimeve të Maqedonisë


Ministri i Punëve të Jashtme Dimitrov të dielën ishte për vizitë treditëshe në Uashington. Në Departamentin e Shtetit ai dje realizoi takim zyrtar me sekretarin amerikan të Shtetit, Majk Pompeo, ndërsa pati një sërë takimesh edhe në Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë. Të hënën ai u takua me senatorin republikan Bob Korker, ndërsa sot në Senat edhe me Xhen Shahin dhe Xhim Rish, anëtarë të Komitetit për punë të jashtme. Takim pati edhe me Mira Rikardel, zëvendës-këshilltare për siguri nacionale e presidentit amerikan, Donalld Tramp.

Në të gjitha takimet me ekspertë dhe politikanë nga kryeqyteti amerikan ai mori mbështetje të fuqishme për rrugën euroatlantike të Maqedonisë me mundësinë historike që na ofrohet me Marrëveshjen me Greqinë dhe ftesën e marrë për hyrje në NATO. Në një nga pauzat në axhendën e ngjeshur të delegacionit tonë, MIA u takua me Dimitrovin dhe bisedoi për ngjarjet e rëndësishme që e presin Maqedoninë gjatë muajve në vijim.

Ministër Dimitrov, cilat janë porositë nga takimi me sekretarin shtetëror Majk Pompeo dje çfarë rëndësie kanë për Maqedoninë dhe për rajonin?

Porosia themelore është një inkurajim i madh. Tajmingu i vizitës është shumë indikativ. Në nëntor të vitit të kaluar unë u takova edhe me sekretarin e mëparshëm të Shtetit, Reks Tillerson. Ajo që ky takim u mbajt mu para fillimit të fushatës për referendumin, i caktuar për më 30 shtator, është porosi se Amerika qëndron prapa rrugës euroatlantike që e zgjodhi Maqedonia, se e mbështetë mbylljen e çështjes së fundit bilaterale të Maqedonisë-Marrëveshjen me Greqinë, e nënshkruar në Prespë. Se i mbështetë angtazhimet tona strategjike për hyrje në NATO, dhe se kjo është mirëpër rajonin, për ne, për interesat amerikane, të cilat, para së gjithash, janë stabilitet i Ballkanit. Një inkurajim i madh, kjo ishte porosia kryesore.

E dimë se fushata për referendumin është e shoqëruar me lajme të rrejshme. Çfarë përpjekje bën qeveria për t’u përballur me lajmet e rrejshme që paraqiten në disa portale?

Ky është fenomen që e ngarkon tërë botën. Si jemi të organizuar politikisht edhe në Evropë, edhe globalisht, zhvilimi teknologjik i të gjithëve është i shoqëruar me kërcënimin nga lajmet e rrejshme. Mendoj se ajo që po tentojmë ta bëjmë është të reagojmë shpejtë. Si ilustrim le të shërbejë informata e rrejshme për përdorimin e uraniumit të varfëruar në stërvitjen ushtarake me ARM-në dhe SHBA-në në Krivollak. Në afatgjatë është shumë me rëndësi të rritet edukimi mediatik. Qytetarët të kenë një kthesë kritike dhe rezervë se nuk është ashtu krejt çka shkruhet. Më shpesh ajo që shkruhet edhe nuk është ashtu, se duhet të kontrollohet burimi, duhet të ketë paranjohuri. Ne jemi truall i frytshëm për lajme të rerjshme, jo vetëm në Maqedoni, por në tërë Ballkanin në përgjithësi. Duam teori komploti. Kjo është një sfidë e madhe për demokracinë tonë, sepse njerëzit duhet të vendosin në bazë të informatave. Nëse qytetarët nuk janë të informuar, demokracia nuk funksionon. Prandaj është shumë me rëndësi ta marrim seriozisht këtë fenomen. Dhe ky nuk është obligim vetëm i shtetit dhe Qeverisë, por edhe i mediumeve, gazetarëve, organizatave joqeveritare.

A ka Qeveria strategji t’u kundërvihet tentimeve të Rusisë që të përzihet dhe ndikojë ndaj referendumit me satelitët e vet nga brenda?

Ne jemi vend krenar, por i vogël, në zemër të Ballkanit. Dëshirojmë të kemi raporte miqësore me të gjithë, duke filluar nga fqinjët tanë deri te lojtarët e mëdhenj. Rruga jonë drejt NATO-s ka filluar prej vitit 1993 dhe për ne kjo është punë që duhej të prëfundonte edhe më herët. Ne duhej të bëheshim anëtare në vitin 2008. Dhe në atë kuptim kjo është detyrë e papërfunduar. Kjo nuk do të thotë se dëshirojmë të kemi relacione tensionuese apo negative me dikë, përfshirë edhe me Federatën ruse. Ne çdoherë edhe publikisht edhe prapa dyerve të mbyllura, në takimet diplomatike, tregojmë se kjo nuk është zgjedhje ose-ose. Nuk do të thotë se rruga jonë veriatlantike është armiqësi. Dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira. Ky është vendimi ynë dhe vendimi i ytetarëve. Përqindja e mbështetjes ndryshon, megjithatë çdoherë është prej dy të tretave deri tre të katërtave të qytetarëve konsdierojnë se kjo është mirë për Maqedoninë. Detyrë dhe përgjegjësi e jona është atë ta realizojmë. Në rajonin mendoj se kemi mjaft halle dhe nuk duhet Ballkani të jetë fushë garimi i fuqive të tjera. Rajoni është si ishull i rethuar me anëtare të BE-së dhe NATO-s. Kjo duhet të merret parasysh. Është shumë me rëndësi në këtë periudhë delikate institucionet të jenë shumë të kujdesshme. Siç thash pak më parë, është shumë me rëndësi qytetarët t’i njohin lajmet e rrejshme, të mendojnë mirë dhe të kenë kujdes, të rilexojnë. Sepse dukshëm është se lajmet e rrejshme janë të orkestruara. Nuk e di nëse vijnë nga një qendër, megjithatë shpesh ka porosi që targetojnë vende të ndjeshme. Targetojnë marrëdhënie ndëretnike, nxisin urrejtje. Duhet të përballemi me atë ndjeshmëri dhe të punojmë çdo ditë në përballje me këtë sfidë.

Strategjia ruse për minimin e institucioneve demokratike në Perëndim përbëhet në kryerjen e sulmeve kibernetike drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore, partiake apo joqeveritare apo përmes rrjeteve sociale me përhapjen e lajmeve të rreme dhe komentet përmes profileve të rrejshme. Vallë, në takimet në Stejt Departamentin me sekretarin shtetëror Pompeo dhe ndihmëssekretarin për çështje evropiane Ves Miçel, morët ndihmë teknike apo praktike nga SHBA për Qeverinë që të përballet me ato sulme kibernetike, të pengohet minimi i Marrëveshjes me Greqinë dhe obstruksioni i referendumit?

Mund vetëm shkurt te them se kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Stejt Departamentin në shumë sfera që përfshijnë forcimin e kapaciteteve administrative të Qeverisë sonë dhe ministrive lidhur me këtë çështje.

Cilat do të jenë përfitimet e përgjithshme për ne, pasi Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s dhe e vazhdon integrimin për në BE?

Ne jetojmë me një etiketë që gjatë kohë po na tërheq prapa. Më vonë hymë në KB, më vonë në Këshillin e Evropës, më vonë morëm njohje ndërkombëtare që mbeti e pakryer me obligimin që të tejkalojmë problemin me Greqinë. Në KB na drejtohen me IRJM. Zgjidhja e kësaj çështje e eliminon këtë etiketë, i hap dyert përpara në mënyrë që e ruan atë që është më me rëndësi, e ai është identiteti, se jemi maqedonas, se flasim gjuhën maqedonase. Gjuha qartë është e përcaktuar në nenin 1 të Marrëveshjes, se jemi popull maqedonas qëndron në nenin 7 me dallime në rëndësinë e nocionit në Maqedoni dhe Greqi. Perspektivat e shtetit edhe në raport me NATO-n dhe BE-në në mënyrë drastike po përmirësohen. Morëm ftesë për Aleancën, procesi është më i shkurtë. Inkuadrimi nënkupton se Maqedonia mbeti dhe do jetë në kufijtë e tanishëm, do të forcohet shtetësia dhe stabiliteti dhe në një mënyrë do të vuloset çështja se çka do të bëhet, pasi jetojmë në rajon ku jo të gjitha çështjet deri në fund janë kryer dhe detyrë e jonë është të mbrojmë Maqedoninë.

Hyrja në NATO do të sjell investime. Shtete të ndryshme kanë përvoja të ndryshme, megjithatë çdo kund ka përfitime neto. Estonia është mes shembujve më eklatant ku u trefishuan investimet e huaja pas hyrjes në NATO edhe tek shtetet tjera Baltike kishte rritje veçmas në Estoni. Ai stabiliteti politik është sinjal për investitorët se ky vend i ka kryer punët e mëdha, se është demokraci, se ka Ligj që respektohet dhe kjo nënkupton më shumë investime, standard më të mirë. Pra, hyjmë në një aleancë të shteteve siç duam të jemi ne. Lidhur me BE-në, kemi qasje deri te fondet strukturore dhe hapjen e tërësishme të produkteve tona në tregun evropian. Kroacia është shembull, pas hyrjes në BE, eksporti i saj në tregun evropian u rrit për një të tretën. Kemi mobilitet të të rinjve. Pra, pasi ngelemi në binarët e BE-së, i gjithë sistemi politik është i orientuar në kryerjen e reformave, pasi Maqedonia brenda natës nuk do të bëhet pjesë e Evropës, por do të ndihmojë nëse veçmë kemi kapur trenin. Edhe me makinerinë e mirë në Bruksel që na skanon se si jemi, çka bëjmë, cilat janë gabimet, do të bëjmë të rinjtë të mos e kërkojnë të ardhmen jashtë Evropës, por Evropën ta sjellim në Maqedoni dhe mendoj se ky është përfitimi kryesor. Do të fitojmë shans real. Por, askush tjetër nuk do t’i kryejë punët tona, do të duhet vetë ta bëjmë këtë./Pacensure