Dimitrov: Për pozicionet e mia, nuk kishte vend në Qeverinë e re

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov deklaroi sot në konferencën e tij të fundit si zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane se ndjehet krenar me Marrëveshjen e Prespës, e cila mban firmën e tij. Ai gjatë kësaj konference foli edhe për qëndrimin e tij në procesin negociues me Bullgarinë, me çrrastë tha se dallojnë dukshëm nga politika e qeverisë. Kjo sipas tij është edhe arsyeja që ai nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Nuk kishte vend për pozitat e mia në qeverinë e re. Nuk jam njeri që tërhiqem nga lufta, nuk jam tërhequr sepse mbaj përgjegjësi. Pozicionet që i mbaj në çështjen me Bullgarinë, dallojnë nga të tjerët. Ajo luftë nuk ka qenë e fshehtë dhe dallimet kanë qenë të mëdha. Kjo luftë kulminoi njëherë në Bruksel dhe njëherë në Shkup, kamë thënë se për disa çështje nuk ka negociata, nuk negociohen”, tha Dimitrov.