Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikola Dimitrov do të realizojë një vizitë pune në Bruksel më 28 dhe 29 maj.
Ai më 28 maj do të marrë pjesë në një mëngjes pune me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të organizuar në kuadër të kryesisë bullgare të Këshillit të BE-së dhe presidencës së ardhshme austriake në prag të Këshillit të Punëve të Jashtme e BE-së. Diskutimet do të përqendrohen në proceset eurointegruese të Republikës së Maqedonisë, në zbatimin e agjendës së reformës së Qeverisë, si dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, transmeton Shenja.
Më 29 maj Dimitrov do të mbajë një fjalim në Bruksel në Qendrën e Politikave Evropiane në temën: “Mosmarrëveshja për emrin, një test për zgjerimin e BE-së në Ballkan”.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri Nikola Dimitrov do të takohet me përfaqësues nga institucionet e BE dhe disa ministra të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.