Dimitrov në “Open Balkan”, fokusi është transformimi digjital për integrim rajonal

Sot në Beograd mbahet mbledhja e bashkëpunimit rajonal nëpërmjet iniciativës “Open Balkan”, në të cilën në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Dimitrov, dje pas arritjes në Beograd, tha se bashkëpunimi rajonal ka rëndësi të veçantë për realizimin e orientimit të përbashkët strategjik në të cilin Qeveria është e përkushtuar pavarësisht të situatës politike, a konfirmim për atë është edhe pjesëmarrja e tij në këtë mbledhje.

“Unë përpara se të vij me porosi se bashkëpunimi rajonal është absolutisht tregim evropian, dua që të vazhdojmë ta thellojmë. Shtojmë një segment të ri nesër – si digjitalizimi mund të ndihmojë në përshpejtimin dhe thellimin e bashkëpunimin rajonal”, deklaroi Dimitrov.
Ashtu siç njoftuan nga SÇE, janë parashikuar takime me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, por edhe me përfaqësuesit e kompanive të tre vendeve të cilët marrin pjesë në këtë platformë për avancimin e bashkëpunimit rajonal në kontekst të integrimit evropian.

Agjenda për takimin e punës që organizohet në bashkëpunim me Këshillin Atlantik, përfshin panel diskutimi në temë “Transformimi digjital si dorë e shtrirë për integrimin rajonal”, në të cilin do të miratohen konkluzione, pas së cilës do të mbahet edhe konferencë për shtyp.
Njëkohësisht, janë parashikuar edhe takime liderësh dhe takime me përfaqësuesit e kompanive të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, në të cilat do të diskutohet për lehtësimin e tregtisë.

Më 29 korrik 2021, në një forum ekonomik që u mbajt në Shkup, kësaj nisme nga “Mini Shengen” ju ndryshua emri në “Open Balkan” dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative. Kosova refuzoi të përfshihet në këtë iniciativë.