Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve (IBNA), ka dhënë një intervistë ku ka komentuar zhvillimet e fundit në rajon dhe marrëveshjen e Prespës, por gjithashtu edhe rastin e Nikolla Gruevskit, njofton AIM nga Athina.
“Ne ende kemi probleme në rajon. Shpresoj se ajo që kemi bërë me marrëveshjen e Prespës do të jetë një burim frymëzimi dhe motivimi edhe për problemet tjera që duhet të zgjidhen, siç është dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit. Një problem në rajon na prek të gjithëve dhe suksesi i një vendi ndikon edhe në vendet e tjera në rajon. Është në interesin tonë të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha vendet. Votimi ynë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol ishte konsistente siç votuam më parë. Ne ndjekim partnerët tanë nga BE dhe NATO, do të bëjë gjithçka që marrëdhëniet tona me Beogradin dhe Prishtinën të jenë pozitive”, tha Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se Maqedonia me kujdes ndjek nga afër zhvillimet e fundit, sepse sa më shumë që zgjidhim e problemet, është aq më mirë për të gjithë ne në rajon”.
Për hapat e ardhshëm drejt finalizimit të marrëveshjes së Prespës, shefi i diplomacisë së Maqedonisë shpjegon se “Maqedonia është e vendosur të kryejë detyrimet e saj dhe të dy vendet janë shumë afër mbylljes së mosmarrëveshjes 27 vjeçare”.
Lidhur me rastin e pranimi të azilit për Gruevskin nga Hungaria, Dimitrov tha se ligjet dhe parimet duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë, jo në mënyrë selektive. Ai komenton se është paradoksale, sepse në konkluzionet e Këshillit të BE-së për çështje të përgjithshme “kërkohet përgjegjësi për treguesit e veprave penale që dalin në lidhje me bisedat e përgjuara”