Dimitrov dhe Kocias në një takim të ri me Nimitcin në Vienë më 25 prill?

Ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë Nikola Dimitrov dhe Nikos Kocias do të mbajnë një takim të ri me ndërmjetësin Methju Nimitc në Vienë javën e ardhshme më 25 prill, shkruan burime jozyrtare nga MPJ.
Megjithëse Kocijas gjatë bisedimeve të Ohrit njoftoi se takimi i radhës do të jetë më 3 maj, më shumë gjasa në Selanik, por burimet greke thonë se kjo në Vjenë ndoshta inicohet nga Nimitc, por ato nuk e përjashtojnë se pas kesaj do të bahet edhe ajo tjetra e planifikuar paraprakishtë
Sipas burimeve në Athinë, takimi kyç do të jetë aj takimi në Sofje gjatë samitit të BE në maj.

Përndryshe Kocias, dy ditë më parë, diten kur Maqedonia mori Raporti i Progresit i Komisionit Evropian njoftoi se Maqedonia nuk do të bashkohet me NATO në korrik, sepse koha për arritjen e një marrëveshje është e shkurtër.