Dimitrievski: Rasti është i montuar, jam i bindur

Pas njoftimit të Prokurorisë Publike të Kumanovës se nuk ka bazë për të ngritur rast mbi padinë kundër kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka reaguar ky i fundit.

Dimitrievski sërish thotë se rasti është i montuar dhe i ndikuar politikisht, ndërkaq për këtë ai është i bindur se e vërteta do të zbardhet.

“Jam i bindur që e vërteta për këtë rast të montuar do të zbardhet. Do t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet që parashihen me Ligj që të gjenden personat përgjegjës në procedurë, të cilët me motive që i dinë ata, i kanë keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë krijuar rast se gjoja kam bërë vepër penale e cila kishte për qëllim të më diskreditojë publikisht dhe ta fsheh të vërtetën. Për fat të keq, ky nuk është rasti i parë në të cilin MPB dhe institucione të tjera përdoren për kalkulime politike dhe realizim të trysnisë”, shkruan Dimitrievski.

Dimitrievski edhe sot ka thënë se ende e pret raportin e Inspektoratit Sanitar Shëndetësor, i cili edhe pse duhet të jetë publik, ende nuk ia kanë dorëzuar përskaj kërkesave të shumta publike.