Dimitrievski pritet të dënohet për shkak të mosrespektimit të vendimit për izolim

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka mundur të dalë prej shtëpisë vetëm në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar thotë institucioni që ajo drejton ka konstatuar se Dimitrievski ka shkelur vendimin për izolim atëherë kur ka dalë jashtë shtëpisë së tij dhe ka kryer testime nëpër laboratori private, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është konstatuar se te personat të cilëve u është dhënë vendim më 16.04 për shërim në shtëpi, kanë shkelur vendimin, përkatësisht të njëjtit kanë dalë nga vendbanimi. Kjo është e dënueshme, përkatësisht dënim prej 300 deri 600 eurove”, tha Irina Sotirova Bukova.