Dimitrievski paralajmëron formimin e një partie politike

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në emisionin “Studio 10” në TV24, ka informuar se ka qëllim që së bashku me ata që mendojnë njëlloj si ai, të formojë një lëvizje të re politike, me të cilën do të merrnin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend. Ai theksoi se nga LSDM ende nuk e dinë nëse ai është anëtar i tyre apo jo.

“Ende zyrtarisht jam anëtarë i LSDM-së, edhe pse ata ende edhe vet nuk e dinë a jam apo nuk jam anëtar i tyre. Një ditë thonë se do të kthehet, tjetrën ditë thonë se e kemi përjashtuar. Një ditë më thirrin, tjetrën ditë heqin dorë, më kritikojnë, organizojnë protesta etj. Një udhëheqësi lokale politike, tjetra udhëheqësi qendrore politike, tjetra politika të liderit etj. Një orkestër. Nuk kam qëllim të kthehem në LSDM sepse kam qëllim që me bashkëmendimtarët të formojmë një lëvizje politike për qytetarët në Maqedoni e cila në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të fitojë në mënyrën më demokratike”, ka paralajmëruar Dimitrievski.