Pjesëmarrja në Qeveri po, por vetëm në kushtet tona. Kështu ka dërguar sot lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Ai vlerëson se objektivat e fushatës janë përmbushur dhe programi “Proklamatë për Maqedoni të dinjitetshme” është prezantuar plotësisht para qytetarëve.
Sa i përket kushteve, Dimitrievski përsëriti se do të marrë pjesë në Qeveri nëse nuk është BDI, nuk ka asgjë kundër të jetë Koalicioni “Vlen” me të cilin bashkëpunon në nivel lokal, ka tërhequr “vijat e kuqe” për mbrojtjen e interesave kombëtare, identitetit, gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë gjatë të gjitha fazave të procesit të integrimit evropian.
Lufta kundër korrupsionit është një nga postulatet e programit të ZNAM-it dhe për këtë, nëse janë partnerë në Qeveri, do të avokojnë që dënimet për shpërdorim të pozitës dhe pushtetit zyrtar të jenë së paku 10 vjet burg.