Dimitrievski kërkon shkarkimin e Bujar Osmanit

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski kërkoi nga kryeministri Kovaçevski ta shkarkojë Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

“Dua t’i dërgoj një mesazh kryeministrit tonë Kovaçevski së pari të rishqyrtojë seriozisht punën e ministrit Osmani dhe të ndërmarrë të gjitha hapat për shkarkimin e tij dhe të bëjë menjëherë një deklaratë publike në të cilën do të dënojë veprimet e udhëheqjes shtetërore bullgare dhe do të qëndrojë në mbrojtje të interesave kombëtare maqedonase, që në fakt janë obligim kushtetues i tij së bashku me presidentin Stevo Pendarovski. Nuk ka pasur provokim dhe fyerje më të madhe se kjo, heshtja është më shumë se turp!”, ka deklaruar Dimitrievski.