Kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
“Qëndrimi i sotëm i kryetari të LSDM-së, Zoran Zaev se do të përjashtohem nga mbledhja e ardhshme e Kryesisë Qendrore të partisë, tregon se qëndrimi djeshëm i sekretarit Nikollovski se jam vetëpërjashtuar nuk është e vërtetë dhe e vërteton qëndrimin tim se formalisht ende jam anëtarë i LSDM-së. Socialdemokratët e vërtetë gjithmonë e flasin të vërtetën dhe nuk shërbehen me manipulime dhe insinuacione”, tha Dimitrievski.
Ka pyetur se:
Si është e mundur që udhëheqësia e LSDM-së paraprakisht të dijë se çfarë vendimi do të sjellë Kryesia Qendrore?
A luftuam për demokraci të këtillë brendapartiake?
Ka përfunduar se sido që të jenë vendimet e partisë, ai me bindje do të vazhdojë të qëndrojë socialdemokrat.