Dimitar Kovaçevski kryetari i ri i LSDM-së

Dimitar Kovaçevski është zgjedhur paasardhësi i Zoran Zaevit në pozitën e kryetarit të LSDM-së pas zgjedhjeve të sotme të dyta brendapartiake.

Këtë e tregojnë të dhënat nga votimet në gjithsej 193 vendvotime.
Kovaçevski ka pasur një epërsi bindëse ndaj kundërshtarëve Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski.

Të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme të parakohshme brendapartiake në LSDM and kanë shfrytëzuar 43.469 anëtarë. Votimi ka përfunduar në orën 19.00.