Zëvendësministri i Finnacave, Dimitar Kovaçevski edhe zyrtarisht sot dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së.
“Unë sot në pajtim me afatet ligjore dorëzova kandidaturën time për kryetar të LSDM-së, me çrrastë dorëzova vizionin dhe programin i cili mban titullin “Bashkë, me përgjegjësi dhe përkushtim”. Programi bazohet në tre shtylla kryesore, ajo është vizioni socialdemokrat, rritja ekonomike dhe e treta ka të bëj me sistemin e qartë me përgjegjësi, ku më të mirëve u jepet shansi për përparim dhe përmbushje të premtimeve të qytetarëve”, tha Kovaçevski.
Ndërkohë i pyetur rreth kandidatutrës së Frosina Remenskit, Kovaçevski me përgjigje.
“Kandidatura e Frosina Remenski vetëm se e konfirmon kapacitetin demokratik të LSDM-së. Çdo anëtar që i plotëson kushtet për kandidim, mund të kandidohet për kryetar të partisë”, u përgjigj Kovaçevski.