Dimal Basha: Lidhja e kravatës sot në Kuvend, ishte arritje në vete

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është parë duke e lidhur kravatën gjatë seancës së sotshme të Kuvendit të Kosovës.
Përderisa deputetët ishin duke bërë pyetje parlamentare dhe po diskutonin për probleme me të cilat po ballafaqohet shteti dhe qytetarët, Basha ishte i fokusuar vetëm tek rregullimi i kravatës.

Madje ai gjatë seancës e ka hapur llaptopin e tij dhe ka shikuar video në “Youtube”, se si ta rregullojë më shpejtë atë.
Basha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, njoftoi se më në fund e ka lidhur kravatën, teksa ai thekson se te gjinia mashkullore kjo është një arritje e madhe.

Postimi i plotë:
Sqarim:
Kravatën më në fund e lidha….. edhe mujn me thanë çkado, mirëpo besoni që te burrat kjo është kogja arritje

Sa për njohuri, kjo kravata që e kam pas sot, herën e fundit është lidh para gati dy viteve. Ish pas ba tojë, që me pas gojë kish vajtu me lot, kështu që rilidhja e saj sot ishte arritje në vete.
Deputeti i VV-së që u pa derisa po mësohej se si të lidhte një krevatë në Kuvend përmes YouTube ka raportuar para qytetarëve.

https://www.facebook.com/dimalbasha1/posts/10159086840653744