‘Dilni në kafe, shkoni në punë, koronavirusi thjesht mashtrim”, Rama nxjerr videon e një djali, por në fund ja çfarë zbulohet


Kryeministri Edi Rama ka postuar një video humoristike dhe ironike ku një djalë i ri i bën thirrje qytetarëve të vijojnë jetën normale sepse koronavirusi është thjesht një gënjeshtër e mashtrim.

Rama mesazhi, i riu
Në fund, ai që e bën këtë thirrje, është një agjenci funerale.

“Nuk mund të rrija pa i thënë dy fjalë për këtë mashtrim që op i bëhet krejt njerëzve anembanë botës. Ky koronavirusi, është thjesht një rrenë e sajume nga këto kryeministrat tonë maskarenj, mos i hani këto rrena po dilni takoni të afërmit tuaj, takoni shoqet e shokët, dilni në kafe, pini shisha, shkoni në punë. Me respekt për ju, agjenci funerale Gimi”.

View this post on Instagram

?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on