“Dilni armenë, ku jeni?”: Turqit mësyjnë lagjen në Lion, policia në alarm

Më shumë se 150 turq dolën mbrëmë në rrugët e Lionit duke prot*estuar kundër qeverisë franceze, ndërkohë që hodhën slogane të forta ndaj armenëve.

Grupi i madh i tyre, kryesisht djem të rinj, parakaluan rrugëve të qytetit me flamuj turq duke thirrur “Armëne dilni, ku jeni?”, ndërsa nuk munguan fyerjet me karakter racor ndaj tyre.
Policia e qytetit u vu në alarm duke u angazhuar për shmangien e përplasjeve mes tyre dhe armenëve, ndërsa protesta e turqve u ndoq hap pas hapi nga forcat e rendit.