Dilemë mbi testet e kreut të Komunës së Kumanovës (VIDEO)


Dilemën nëse u manipuluan me testet e kreut të Komunës së Kumanovës dhe anëtarëve të tjerë të Shtabit komunal do të hetojë Ministria e Brendshme. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se raporti i testeve të bëra më 12 prill, rezultatet e të cilëve u publikuan 5 ditë më vonë ka pasur lëshime dhe i njëjti iu është dorëzuar organeve të hetuesisë.

Ai tha se cilësia e testeve që përdorin janë të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por mund të ketë lëshime të rralla. Në rastin konkret, Filipçe tha se dallimi ndërmjet dy testeve ishte diku 17-18 ditë dhe me testin e tretë 10 ditë të tjera, që do të thotë se ishte periudhë e mjaftueshme që një pacient të rezultojë negativ.

Në raportin e Qendrës së Inspektoratit shtetëror shëndetësor janë konstatuar një sërë lëshimesh, prandaj i njëjti është dërguar në Ministrinë e Punëve të brendshme për vlerësim të mëtejmë dhe procedim të rastit. Në këtë drejtim nuk dua asgjë tjetër të komentoj. Raporti i djeshëm është në përgatitje e sipër dhe do të jetë gati sonte ose nesër, pastaj do të njoftojmë për detajet- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.