Dilema për gjykimin e Jankullovskës


Ish ministrja Gordana Jankullovska e akuzuar për disa raste të PSP-së është në muajin e nëntë të shtatzënisë me çka bëhet e panjohur se si do rrjedh më tej gjykimi ndaj saj.

Avokatët e saj presin që prokurorja Lile Stefanova do të kërkojë për të, të zhvillohet procedurë, apo të gjykohet ndaras, ndërsa për gjykimet tjera të vazhdojë aty ku është ngelur, apo me dëgjimin e bombave.
Prokuroja publike Lile Stefanovska theksoi se në vërtetimin shëndetësor nuk tregohet sëmundja për çfarë sëmundje bëhet fjalë dhe vlerësoi se nuk është e drejtë mos prania e saj.

Siç informojnë avokatët e Gordana Jankulloskës, Sanja Aleksiq, ish-ministrja për Punë të Brendshme ka qenë e penguar të vijë në seancë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore në të cilën gjendet, me çka ka paraqitur vërtetim shëndetësor.