Diktatori Kim Jong-Un bëhet “asht e lëkurë”: Po ha më pak për hir të vendit

Kim Jong Un dukej më “elegant” se kurrë ndërsa shfaqej në një transmetim propagandistik këtë javë. Në pamjet e publikuara duket se diktatori i Koresë së Veriut ka humbur disa kilogramë pasi pjesa e lëkurës që i varej në qafë tashmë mungon.

Ai u shfaq në televizionin shtetëror ndërsa ecte përballë një stende ku qëndronin me qindra nxënës shkolle që kishin shikim admirues në sytë e tyre. Teksa diktatori ecte, ata brohorisnin dhe duartrokisnin gjithë entuziazëm ndërsa në Pyongyang festohej Dita e Rinisë.

Spekulimet rreth shëndetit të Kim-it e kanë detyruar qeverinë e vendit që t’i ndalojë thashethemet rreth peshës së tij duke i klasifikuar si akt reaksionar. Vendimi u mor më herët gjatë këtij viti pasi disa foto të publikuara tregonin një rënie drastike në peshë të liderit korean.

Në përpjekje për të shuar thashethemet, një anëtar i partisë ka thënë për mediat se Kim po ha më pak ‘për hir të vendit’ që po lufton me varfërinë duke hedhur poshtë mundësinë që diktatori të ketë probleme shëndetësore.