Digjitalizimi i librave dhe ndryshimet në arsim! Iniciativa “Libra patjetër të ketë” kërkon referendum

Prindërit nëpërmjet iniciativës “Libra dhe mësim patjetër të ketë” deri në Kuvend dorëzuan iniciativën për shpalljen e një referendumi. Ata kërkojnë që në nivel shtetëror të vendoset mbi digjitalizimin e librave.

“Iniciativa e dorëzon propozimin për referendum që në mënyrë të drejtpërdrejtë të shprehet vullneti i qytetarëve për propozimin-ligjin për libra dhe materiale mësimore në shkollat fillore dhe të mesme. Sipas ligjit, presim përgjigje në afat prej 3 ditësh prej kryetarit të Kuvendit, nëse nuk ka përgjigje atëherë vlerësojmë se propozimi është i pranuar dhe sipas ligjit dhe Kushtetutës fillojmë më mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve”, deklaroi Dragana Spasevska, iniciativa qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë ”.

Iniciativa deri tani ka mbledhur 600 nënshkrime, ndërsa gjithsej do të duhen 10 mijë nënshkrime për t’u llogaritur iniciativë e plotë.
“Rreth 600 nënshkrime janë mbledhur gjatë ditës së pro*testës vetëm në Shkup, megjithatë interesi qytetarëve për të mbledhur nënshkrime edhe në qytetet tjera është i madh. Ne sot do të drejtohemi edhe deri tek Qeveria dhe do të vazhdojmë me protesta të qeta me qëllim që të parandalojmë këtë propozim ligj”, tha Dragana Spasevska, iniciativa qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë ”.

Ndërkohë që të shtunën në shumë qytetarë nëpër disa qytete në vend u protestuat kundër ligjit për digjitalizimin e librave dhe për ndryshimet e paralajmëruara në procesin arsimor. Propozimin ligjin e quajnë të përshpejtua dhe i sjell pa konsultime me ekspertë të fushës, ndërsa paralajmërojnë se nëse nuk pranohet kërkesat e tyre, fëmijët do të bojkotojnë procesin arsimor.