Digjet vetura në Kaçanik, brenda ishin prindërit me tre fëmijët e tyre nga Maqedonia

Një veturë është përfshirë nga zjarri teksa ishte në lëvizje e sipër nga Hani i Elezit në drejtim të Prishtinës.
Për fat të mirë si pasojë e këtij zjarri nuk ka persona të lënduar.
Djegia e kësaj veture ndodhi saktësisht në fshatin Nikaj të Kaçanikut ndërsa prezent në veturë ishin prindërit me tre fëmijët e tyre, shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Një automjet është kapluar nga flaka drejtimi i lëvizjes së tij ka qenë prej Hanit të Elezit në drejtim të Prishtinës, porsa arrin në fshatin Nikaj të Kaçanikut vëren se po del tym, e ndalon dhe e kaplon flaka automjetin.
Ka qenë një çift me tre fëmijë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Kanë ardhur zjarrfikësit, automjeti është djegur tërësisht. Personat janë shqiptar të Maqedonisë të Veriut, automjeti poashtu me targa të Maqedonisë së Veriut”, tha ai.