U dogj edhe një veturë në Prilep, kësaj here vetura e tipit Pezho, e udhëheqëses së sektorit të urbanizmit në komunën e Prilepit. Informacionin e kanë konfirmuar edhe MPB-ja edhe vetë komuna e Prilepit. Zjarri ndodhi rreth orës 01.00 pas mesnate. Nga Komuna e Prilepit thonë se kjo është përpjekje për prishjen e sigurisë në qytet.